Mustafa përkujtoi kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faruk Spahija

Aktuale

Mustafa përkujtoi kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faruk Spahija

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 11:56
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot veprimtarin e shquar, kryetarin e Komunës së Mitrovicës, anëtarin e kryesisë, Faruk Spahija.

Në përvjetorin e tij, kryetari Mustafa veçon kontributin e tij që dha për Kosovën dhe institucionet e vendit tonë.

“Faruk Spahija ishte intelektual, veprimtar i devotshëm i cili në kohë të vështira për shtetin tonë punoi shumë, si kryetar i Mitrovicës dhe veprimtar i LDK-së”, ka thënë kryetari Mustafa.

Spahija ishte personalitet i veçantë i cili dha shumë për vendin tonë dhe Mitrovicën.

Veprat e tij do të mbesin gjatë në kujtimet tona!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat