Bushati: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, nuk zëvendësohet me raportet Shqipëri-Serbi

Aktuale

Bushati: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, nuk zëvendësohet me raportet Shqipëri-Serbi

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:00
Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në konferencën “Serbët dhe shqiptarët”, të mbajtur të mërkurën në Tiranë, ka sulmuar politikën serbe duke thënë se në lidhje me Kosovën ka një “retorikë të shekullit XIX që nuk i bën nder diskutimeve të sotshme që janë të përqendruara në procesin e pajtimit dhe normalizimit të marrëdhënieve”.

“Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se Kosova është zemra e Serbisë dhe kosovarët janë shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut të tyre. Kjo është retorikë e shekullit XIX dhe nuk i bën nder diskutimeve të sotshme që janë të përqendruara në procesin e pajtimit dhe normalizimit. Marrëdhënia shqiptaro-serbe ka një elefant në dhomë që është Kosova, që ka përfaqësuesit e saj që flasin në interesin e saj, por edhe qëndrimi jonë është i qartë: procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk zëvendësohet nga një raport i mirë Shqipëri-Serbi, por përplotësohet”, tha Bushati.

Në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, Bushati tha: “Dialogu duhet të jetë mbi baza të sinqerta. Kemi shumë pika të përbashkëta me Serbinë dhe ka një tendencë për të tejkaluar stereotipet. Marrëdhëniet me Serbinë janë në progres e sipër. Vendet tona duhet të kalojnë plagët e së kaluarës dhe ka shenja për këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat