Punëtorët e “Autotransportit” protestojnë para qeverisë

Aktuale

Punëtorët e “Autotransportit” protestojnë para qeverisë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:41
Punëtorët e “Autotransportit” protestojnë para qeverisë

Punë tyre ishte të bënin transportin e punëtorëve të Korporatës Energjetikë të Kosovës, por tani 94 punëtorë të “Autotransportit”, thonë të jenë larguar nga puna nda 1 tetori. Duke protestuar sot para Qeverisë së Kosovës, ata thanë se përmes një procesi tenderues, KEK ka zgjedhur një tjetër kompani për të bërë transportin e punëtorëve.

Duke treguar për kushtet të rënda në të cilat jetojnë dhe problemet shëndetësore me të cilat përballen, punëtorët e “Autotransportit” thanë se nga shkëputja e kontratës, disa prej tyre tani janë në gjendje kome.

Shoferi Rafet Babatica tregoi për gjendjen e rëndë të kushte socio-ekonomike që kanë.

Babatinca: Lusim Qeverinë dhe KEK-un të punojnë në mënyrë ligjore

“I kemi tre punëtorë në gjendje kome, në spital që kanë qenë në gjendje të mjerueshme, e kanë gjendjen katastrofale me familjarë. Kolegu i ka fëmijët me të meta, me trauma dhe nuk ka kurrfarë të ardhurash personale dhe nuk dimë kah të shkojmë. Ju lus, nuk po kërkojmë lëmoshë, por vetëm të punojnë me ligj|, tha ai.

Ndërsa, Fatmir Haziri punëtor, tha se është bërë shkelje ligjore.

Haziri: KEK mos i shkel të drejtave e punëtorëve

“Unë jam babai i tre fëmijëve, 6 anëtarë. Kisha lutë KEK-un, Qeverinë, Toskanën, të punojnë në mënyrë ligjore, KEK mos i shkel të drejtave e punëtorëve. Edhe ne kemio qenë punëtorë të KEK-ut, kemi qenë nën ombrellën e KEK-ut, çka u bë sot, nuk e di. Kisha ba lutje tek Qeveria, në Kuvend, në Toskanë, të punojnë në mënyrë ligjore.

Ejup Reka drejtor i shoqërisë aksionare “Autotransportit”, bëri thirrje për Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrin masa.

Sipas tij , tenderi i fundit është një tender manipulativ me kushte shumë të ulëta të firmave jolejale, dhe tani kanë mbetur për punë 94 punëtorë.

Reka: Ishte një dosje manipulative

“Tani kërkojnë të zbardhën procedurat, ne kemi ankesa në OSHP, të shikohet pse ndodhi kjo. Sipas neve kjo ishte një dosje manipulative . Tani kërkojmë edhe para Qeverisë së aksionare e KEKE-ut të merret pak me telashet e këtij subjekti sepse ne e dimë që KEK ka nevojë për punëtorë, të paktën të mos i lejë në rrugë këta punëtorë, të bëjë një zgjidhje për ta“, ka thënë ai.

Ai shtoi se që nga themelimi në vitin 1956 kanë qenë pjesë përbërëse e KEK-ut dhe çdoherë kanë bërë transportin e punëtorëve të KEK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat