Daçiq: Këta janë tre të parët që do të paditën nga Gjykata Speciale

Aktuale

Daçiq: Këta janë tre të parët që do të paditën nga Gjykata Speciale

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:50
Sokol Dobruna, Azem Syla dhe Daut Haradinaj

Gazeta serbe, Blic, sot ia ka kushtuar një artikull Gjykatës Speciale, duke e cituar ministrin serb,  Ivica Daçiq se të parët që do të paditen janë Azem Syla, Daut Haradinaj dhe Sokol Dobruna.

Sipas kësaj gazete, prokuroria speciale në Hagë, në krye të së cilës erdhi Jack Smith, ka gjetur dëshmi për mbi 60 ish-drejtues dhe anëtarë të UÇK-së me aktakuza për krime të luftës dhe shkelje të kryera në fund të vitit 2000.

Ata theksojnë se paditë e para pritet të bëhen në fillim të vitit të ardhshëm dhe se ajo që shumicës i intereson është nëse aty do të jetë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kishte theksuar se Gjykatës Speciale “do t’i përgjigjet në çdo kohë, rrethanë dhe me të gjitha mjetet”,edhe pse themelimin e këtij institucioni e kishte cilësuar si padrejtësi historike për shqiptarët.

Mes tjerash ata theksojnë se megjithatë, duke pasur parasysh se Thaçi kryen një funksion të lartë shtetëror, nuk ka gjasa që ai – por as kryeministri Ramush Haradinaj dhe as kryetari i kuvendit Kadri Veseli  të sillen para drejtësisë. Sidoqoftë, bashkëpunëtorët dhe shokët e tyre më të afërt nuk duhet të shmangin një fat të tillë.

Daçiq po ashtu ka theksuar se i gjithë kati i plotë në Sheveningen të Hagës është i zbrazët, që sipas tij i bie të jenë 12 qeli për nevoja të Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së.

Ndërsa avokati Bozho Preleviq deklaroi se këto aktakuza nuk do të ngriten aq shpejt ose të paktën edhe për një vit, derisa negociatat mes Beogradit  e Prishtinës të përfundojnë dhe të normalizohen marrëdhëniet mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat