Serbia po kërcënon sigurinë nacionale të Kosovës

Aktuale

Serbia po kërcënon sigurinë nacionale të Kosovës

Nga: N. Sh Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:54
Harta e Kosovës

Serbia përmes presidentit Aleksandër Vuçiq dhe kryekriminelit serb Vojislav Sheshel, ka kërcënuar Kosovën edhe me luftë.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë se kjo dëshmon se Serbia ka cenuar sigurinë nacionale të Kosovës.

Sipas tij, shteti serb po e përdorë Kosovën si trampolinë duke mos e hequr akoma nga agjenda e saj shtetërore.

Image
Drizan Shala

“Në lidhje me deklarimet sikur të Presidentit të Serbisë ashtu edhe kriminelit të luftës Sheshel kjo tregon që agresioni psiko/politik në raport më Kosovën është institucional dhe me këtë formë Serbia tregon që nuk është e interesuar edhe për një kohë të heq nga agjenda e saj shtetërore Kosovën si objekt trampoline për politikën e saj nacionaliste”, thotë Shala për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, Serbia kë bërë hapin konkret drejt cenimit të sigurisë nacionale.

“Sa i përket asaj që të krijohet një trup e veçantë për ndërhyrje në rast të ndonjë krize të përmasave "luftuese" kjo e pasqyron një hap tejet konkret në drejtim të cenimit të sigurisë nacionale të Kosovës”, pohon ai.

Sipas tij, Kosova duhet të përfshijë edhe FSK-në në rast invazioni të Serbisë.

“Sepse deri më tani kemi pas vetëm deklarime formale pa veprim konkret, ndërsa tani me propozimin e themelimit të një trupe profesionale ushtarake kjo është një pasqyrë reale se institucionet e Sigurisë të Kosovës duke e përfshirë edhe FSK-në si komponent ushtarake të bëjë planifikime taktike operacionale në rast të invazionit në formën e tillë siç është përdorur në Krimen e Ukrainës përmes trupave speciale ushtarake ruse në mbrojtjen e popullatës ruse atje”, përfundon Drizan Shala.

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS) dhe krimineli serb Vojislav Sheshel, tha se Serbia duhet në të ardhmen të ketë njësi gjithmonë gati të policisë ushtarake prej rreth 1.000 njerëzve, që në krizën e parë të ardhshme të jenë gati për të hyrë në territorin e Kosovës.

Sheshel tha se nuk ka asnjë kuptim që çdo herë kur shqiptarët provokojnë një krizë, Serbia të rris normat gatishmërinë e ushtrisë dhe policisë, por është e nevojshme që një njësi të jetë gjithmonë e gatshme për t'u kthyer në Kosovë, “pasi ajo është e parashikuar me Rezolutën 1244”.

"Nëse duhet të bëhen përforcime, hyjnë përforcimet. Nëse keni nevojë për një forcë ajrore, hyjnë forcat ajrore ", tha ai, duke shtuar se Rusia ka garantuar në mënyrë të përsëritur të mos e lë Serbinë në baltë, dhe se garanci të ngjashme vijnë nga Kina”, tha ai.

Kurse një ditë më parë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka urdhëruar që të rrisë nivelin e gatishmërisë luftarake ndaj Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në veri, u është bashkuar të martën edhe kryekrimineli serb, Vojislav Sheshel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat