Lajmërohet Sami Lushtaku: Sqaron gjithçka, ja çka ndodhi në të vërtetë - Bota Sot
Lajmërohet Sami Lushtaku: Sqaron gjithçka, ja çka ndodhi në të vërtetë

Aktuale

Lajmërohet Sami Lushtaku: Sqaron gjithçka, ja çka ndodhi në të vërtetë

Nga: N.H Më: 3 tetor 2018 Në ora: 17:00
Sami Lushtaku,

U raportua se ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës dhe ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, mbrëmë është ndaluar nga policia zvicerane në aeroportin e Zurich-ut.

Gjithnjë sipas raportimeve, ai ishte ndaluar për shkak të një fletarresti të lëshuar nga Serbia, që thuhej se e bënte Lushtakun pjesë e listës së personave të kërkuar nga Interpoli.

E lidhur me këtë, ka reaguar edhe vet ish-komandanti i UÇK-së.

Lushtaku thotë se për sqarim, dje nuk ka pasur asnjë ndalesë nga autoritetet zvicerane përveç kontrolleve rutinë që bëhen për shkaqe të sigurisë.

Sipas tij, procedura ka zgjatur për arsye që ishte hera e parë që ka udhëtuar në Zvicër, përmes aeroportit të Cyrihut, përcjell “Bota sot”.

“Në Zvicër për vizitë turistike dhe takime me shumë miq që jetojnë dhe veprojnë këtu. Sa për sqarim, dje nuk kam pasur asnjë ndalesë nga autoritetet zvicerane përveç kontrollave rutinë që bëhen për shkaqe të sigurisë pasi ishte hera e parë që kam udhëtuar në Zvicër, përmes aeroportit të Cyrihut. SL”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e tij në Facebook.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...