Tërnava: Protestat duhet të vazhdojnë, Kosova është shtet parlamentar e jo presidencial

Aktuale

Tërnava: Protestat duhet të vazhdojnë, Kosova është shtet parlamentar e jo presidencial

Nga: D.B Më: 3 tetor 2018 Në ora: 19:25
Hajrullah Tërnava

Qytetarët e Kosovës, që nga paslufta, janë të pakënaqur me situatën politike, e sidomos me premtimet e mëdha, që gjatë zgjedhjeve i japin partitë politike.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve të sigurisë Hajrullah Tërnava ku sipas tij, sa herë që të tillët vijnë në pushtet, i harrojnë premtimet e tyre.

Për këtë arsye, Tërnava vlerëson se populli duhet të vazhdojë edhe më tej me protesta.

“Nuk është për tu habitur pasi tashmë jemi mësuar me ata të cilët vijnë në pushtet, pasi të tillët premtojnë hapje të vendeve të reja të punës, liberalizim të vizave, krijim të ushtrisë, njohje të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë e shumë e shumë premtime tjera. Por asnjëra nuk realizohet. Përkundrazi këta njerëz kur vijnë në pushtet dhe e qeverisin vendin, në vend që ti mbajnë këto premtime, ata ua rrisin vetit rrogat, i punësojnë të afërmit e tyre, përfitojnë tenderë dhe pasurohen skajshmërish në shpinë të popullit. Madje po ti shikojmë këta njerëz, të cilët tash e sa vite gjinden në pushtet, dikur ishin skamnorë, kurse tani pasanikë më të mëdhenj multimilionerë. Pra e rëndësishmja e kësaj situate politike është se këta udhëheqës të këtij shteti, sikur nuk e qeverisin Kosovën në tërësi, e sidomos komunat serbe në Kosovë, ku arrihet përshtypja sikur nuk e kanë guximin ti vizitojnë ato vende kur të donë”, është shprehur Tërnava.

Sipas tij, në hyrjet e komunave serbe askund nuk figurojnë simbolet e Kosovës, dhe barabarësitë e gjuhëve dhe shteti i Kosovës.

“Po të bëhet një krahasim me komunat shqiptare si me Medvegjen, Bujanovcin, Preshevën atëherë përse në asnjë moment nuk krahasohen të drejtat e shqiptareve në Serbi me të drejtat e serbeve në Kosovë. Fakte për këto është Lista Serbe që sillet me detyra të posaçme që i marrin nga Beogradi, dhe e kontrollojnë Kosovën, e sidomos komunat serbe me kompetencat kushtetuese kur duan e rrëzojnë qeverinë. Situata politike e krijuar e sidomos sjellja e Hashim Thaçit është për tu çuditur, pasi ky njeri dikur rrihte gjoks se e ka çliruar Kosovën, e sidomos këtë e përmendet me krenari kur e lexoj Deklaratën e Pavarësisë me 17.02.2008. Pra është për tu çuditur me faktin se si ky njeri dikur u shitke trim kurse tash ka ra aq poshtë sa që është duke bërë se çfarë po i kërkon Serbia. Prandaj duke i vërejtur këto sjellje të Thaçit, që po i frikohet Gjykatës Specialë, dikush nga partitë duhet të dal dhe të organizoj protesta apo demonstrata për ta shpëtuar Kosovën të cilën e copëtoi shumë herë”, ka thënë Tërnava. Sipas tij, partitë në pushtet që janë në shumicë nuk e bëjnë këtë,, sepse e zhvatin këtë shoqëri, prandaj opozitës i imponohet t`i organizojë demonstrata. “ LVV si parti me renome dhe që nuk pajtohet me një gjendje të tillë i organizojë demonstratat duke ftuar rininë e të gjithë Kosovës dhe partitë tjera që të marrin pjesë në mënyrë masive. Andaj duhet ti thuhet mjaftë kësaj të keqe që po dëshiron ti realizojë ky njeri në pushtet, pa të drejtë të përfaqësimit të Kosovës në këto bisedime, kur dihet se Kosova është shtet parlamentar e jo presidencial. Pra demonstratat treguan se ishin masovike dhe paqësore, me njerëz të të gjitha strukturave partiake, e sidomos qytetar të Kosovës”, ka thënë Tërnava.

Ai konsideron se, populli nuk ka nevojë që ti përkulet Serbisë për të kaluarën dhe sjelljet e saja ndaj Kosovës, me të gjitha ato të këqija që ia ka bërë vendit tonë.

“Lind pyetja se përse ka nevojë që përfaqësuesit e Kosovës të udhëheqin biseda me Serbinë, kur faktori ndërkombëtar si kusht për udhëtimin e Serbisë për në BE, e ka kushtëzuar Serbinë që ta njoh Pavarësinë e Kosovës. Pra Serbia duhet që mbas njohjes së pavarësisë të kërkojë falje për gjenocidin që ia ka bërë Kosovës, si dhe në shumë periudha në të kaluarën. Gjithashtu Serbia duhet ti bëj kompensimet edhe për vitin 1999 dëme këto të shkaktuara gjatë luftës me djegën e qyteteve dhe fshatrave”, ka thënë Tërnava. Tërnava thekson se me organizimin paqësor të këtyre demonstratave, popullata tani është tepër e interesuar që mos të ndalojë deri sa të arrihen qëllimet e tyre. “Qëndrimi i presidentit Thaçi në ditën e organizimit të demonstratave, ishte një strategji, dhe jo veprim i rehatshëm sikurse edhe që u pa, kur vizitojë Ujmanin me barkë nëpër ujë, me struktura të larta shtetërore, e që më parë kurrë nuk kishte guxuar kurrë ta vizitonte atë vend. Ndërsa hapin tjetër që e ndërmori të vizitojë FSK-në dhe të ishte i pranishëm me ta, në një ndejë që iu organizua atij, në prani të mjeteve të informimit, është përshtypja se të gjitha këto Thaçi i ka bërë nga droja që mos ti ndodhë ajo që i ndodhi Nikolla Çaushevskit në Rumani”, është shprehur njohësi i çështjeve të sigurisë Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat