Alarmohet vendi: A do të përsëritet skenari i vitit 2000, tani me ushtrinë e Kosovës?

Aktuale

Alarmohet vendi: A do të përsëritet skenari i vitit 2000, tani me ushtrinë e Kosovës?

Nga: D.RR Më: 3 tetor 2018 Në ora: 19:58
Foto nga arkivi

Mundësia që transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, është më afër se kurrë. Por, ish anëtari i SHIK-ut ka paralajmëruar që të përcillet me kujdes ky proces, pasi që mund të përsëritet skenari kur u çarmatos UÇK-ja, me gënjeshtrën kinse përmes TMK-së po mbesim ushtri.

Miftari përmes një postimi në Facebook thotë se ushtria duhet të ketë emër, armatim me ushtarë të armatosur rëndë.

Postimi i plotë:

Ushtria e Kosovës të jetë edhe me emër ushtri edhe me armë të rënda dhe me ushtar të vërtet të trajnuar dhe të armatosur rënd, jo si gënjeshtrat e tradhtitë e Hashim Thaçit dhe klanit të tij kur e tradhtuan e shiten e çarmatosen UÇK-në, me gënjeshtrën kinse në TMK po mbesim ushtri. Ajo ishte gënjeshtër e kullume me ndihmën e shteteve pro-serbe për ta shpëtuar prezencën Serbe në Kosovë, pastaj rrena tjetër e radhës FSK po jetë ushtri prapë gënjeshtër Kosova ka nevojë për ushtri jo për shoqata të gjahtarëve ose pllumbagjive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat