Hamza arsyeton shëtitjen me Thaçin në veri

Aktuale

Hamza arsyeton shëtitjen me Thaçin në veri

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 20:00
Foto nga vizita ne Ujman

Bedri Hamza ka thënë se si ministër i Financave duhet t’i vizitojë doganat e Kosovës

Ministri i Financave, Bedri Hamza, shoqëroi të shtunën që shkoi presidentin e Kosovës gjatë vizitës në veri.

Prezenca e tij në këtë pjesë pa e njoftuar shefin e partisë u pa me dyshim nga ana e Kadri veselit për çka u fol edhe për mundësinë e shkarkimit të tij.

Por ministri i Financave, në një bisedë  ka folur për këtë vizitë të cilën ai e sheh si normale.

Ai madje ka thënë se nuk ka pasur ndonjë kërkesë për largimin e tij nga pozita e ministrit.

Hamza e arsyetoi vizitën e tij në veri edhe me punën që bën si ministër i Financave.

Por Hamza nuk tregoi nëse për këtë ka marrë leje nga shefi i partisë.

Bashkë me Hamzen në këtë vizitë ishte ministri i Drejtësisë, Ableard Tahiri i cili të nesërmen ofroi dorëheqje.

Që nga ajo ditë mbeti i paqartë pozicioni i tij.

Të mërkurën, ministri i Drejtësisë  ka bërë një postim në Facebook ku ka bërë me dije se do të vazhdojë të punojë për forcimin dhe sundimin e ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat