Deputeti i LDK-së: Projekti Çosiçit, Vuçiqit, Thaçit e do argatëve po dështon përfundimisht

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Projekti Çosiçit, Vuçiqit, Thaçit e do argatëve po dështon përfundimisht

Nga: N.H Më: 3 tetor 2018 Në ora: 20:35
LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, thotë se Vuçiqi nga Rusia deklaroi që projekti i shkëmbimit të territoreve mes Serbisë e Kosovës nuk morri përkrahje as në Serbi, as në Evropë dhe sipas tij, ky i fundit la Thaçin me gishta në gojë.

Avdyli thotë se është interesant të shihet tani si do ta arsyetoj Hashim Thaçi hovin e tij shtet-shkatërrues të Kosovës.

Deputeti i LDK-së përmes një postimi në Facebook, thotë se projekti Çosiçit, Vuçiqit, Thaçit dhe do argatëve të tyre të vegjël po dështon përfundimisht.

Ai thekson se është koha e forcimit të FSK-së, përcjell “Bota sot”.

Ja postimi i tij i plotë:

Vuçiqi nga Rusia deklaroi që projekti i shkëmbimit të territoreve mes Serbisë e Kosovës nuk morri përkrahje as në Serbi, as në Evropë dhe e quan të përfunduar. E la Hashimin me gishta në gojë. Është interesant të shihet tani si ka me arsyetu Hashim Thaqi hovin e tij shtetshkatërrues të Kosovës. Projekti Çosiçit , i Vuçiçit ,i Thaqit dhe do argatëve të tyre të vegjël po dështon përfundimisht. Është tani koha e forcimit të FSK-së për tu mbrojtur integritetit dhe sovranitetin ,kurse pazargjinjtë Kosovar me hartën e vendit do duheshin të kërkonin falje qytetarëve të Kosovës dhe të dorëhiqeshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat