700 apo 72 % nga 1000 e të anketuarve në Luginën e Preshevës , nuk u besojnë fjalëve të Thaçit për “bashkim me Kosovën”

Aktuale

700 apo 72 % nga 1000 e të anketuarve në Luginën e Preshevës , nuk u besojnë fjalëve të Thaçit për “bashkim me Kosovën”

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 20:52
Foto

Deklaratat e njëpasnjëshme të presidentit te Kosovës Hashim Thaçit rreth Luginës së Preshevës të cilat tashme i ka shndërruar edhe në refren se “Medevegja, Bujanoca dhe Presheva t’i bashkohen Kosovës” duke ju referuar siç e quan ai një marrëveshjeje me homologun e tij serb Aleksander Vuqiç, agjencia e lajmeve “Presheva Jone” para tri dite kishte nisur një ankete te madhe gjith popullore me qytetaret e Luginës se Preshevës vetëm me një pyetje: Sa i besoni Hashim Thaçit për “Bashkimin e Medvegjes, Bujanovcit dhe Preshevës me Kosovën”?

Pjesëmarrësit në këtë ankete (sondazh) janë përgjigjen vetëm me PO dhe JO, ku disa kanë komentuar apo kane dhënë arsyen pse mendojnë ashtu. Sondazhi është zhvilluar nga ekipet e gazetarëve në terren , por shumë përgjigje të të anketuarëve kanë arritur në redaksinë tonë përmes e-mailit apo përmes fb të agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”.

Në këtë anketë (sondazh) gjithëpopullor kanë marrë gjithë qyetarët e Luginës së Preshevës mbi moshën 18 vjeçare, kryesisht nxënës, studenteë punëtorë dhe intelektuale nga Lugina e Preshevës qofshin ne Luginë apo në Fushë Kosove, Gjilan apo edhe në vendet perëndimore. Është interesant të thuhet që në fillim, se nëkëtë ankete me 1000 qytetarë, më skeptik dhe më kundërshtues të kësaj ideje të Thaçit-Vuqiçit janë anëtarë të familjeve të dëshmorëve apo ish-luftëtaret të UÇPMB-së. Nga kjo ankete mbi 200 apo 21% i besojnë Hashim Thaçit për “bashkimin e Luginës me Kosovën”.

Kurse mbi 700 anketues nuk janë përgjigjur ose kane hedhur në bërllok fletët e anketat, të cilët janë përgjigju gazetarëve tanë shkurt: “Mos bëni hajgare me neve, Thaçi s`po ka kaçik me na pru një Abetare apo lapsa, e lëre më të bashkon Luginën me Kosovën” Njeri, një anketues, profesor ne QA Skënderbeu ne Presheve ka shkruar: “Ne i besojmë Thaçit vetëm atëherë kur ai na ndihmon vetëm 10 për qind Luginën e Preshevës, nga ajo sa ndihmon Vuqiç serbet e Kosovës. Ne i besojmë Thaçit vetëm atëherë kur realizon premtimet e tij, sidomos zbatimin e rezolutave për Luginën e Preshevës apo themelimin e ushtrisë se Kosovës…”

Shqiptaret e Luginës së Preshevës më shumë i besojnë Kosovës se sa Thaçit! Kurse, njëri nga akademikët nga Lugina në Prishtinë ka shkruar se “Hashim Thaçi nuk na ka lënë vend për t’i besuar. Si mund t’i besojmë Thaçit kur ai këto dhjet vitet e fundit ka premtuar e deklaruar publikisht në mediet e tija se “do të ngreh padi kundër Serbisë për gjenocid”, apo kërcënimet dhe “paditë” tjera të Thaçit kundër zviceranëve, sikur ndaj Carla Del Pontes apo Dicka Martyt që në fakt asnjëra nga këto deklarata apo “padi” të Thaçit kundër Serbisë për gjenocid apo kundër zviceranëve nuk janë bërë deri sot?! Atëherë si mund t’i besohet atij?! për bashkimin e Luginës së Preshevës?!

Në fakt ne duam te bashkohemi me Kosovën, fundja ne e kemi Referendumin tonë të vitit 1992, por jo në dëm të Kosovës, duke cenuar integritetin e saj, sepse neë fund të fundit edhe Lugina edhe Veriu janë toka shqiptare. Shqiptaret e Luginës së Preshevës më shumë i besojnë Kosovës se sa Thaçit !” Ndërsa nje taksist dhe disa qytetar shqiptare nga Medvegja dhe Bujanoca ne letrat e tare te anketes sone kane shkruar se “Thaçi para se tëna bashkojnë me Kosovën të na i kthejnë ato miliona euro që naj mblodhi për sa vite me radhe nga policat, taksat e veturave që shkonim ne vizita tek vëllezërit tanë dhe me i shti n’dhe të afërmit tanë në Kosovë..”

Mbi 200 të anketuarve të mllefosur me deklarata e Thaçit që i cilësojnë si të vonuara, duke fyer e sharë presidentin kosovar (që nuk po i botojmë për shkak etikes redaksionale) kane shkruar se “Thaçi me këto deklarata ose po donë lufte ose ka ndonjë halle të madh me gjykatën speciale.” Madje disa kane shkruar se Thaçi me idenë e tij dhe Vuqiçit po i ndihmon spastrimin etnik nq Luginën e Preshevës qq viset tona janë mbushur prush me polici, xhandarmeri dhe ushtri ku ka krijuat frikq dhe panik tek qytetaret. Nëse kris naj lufte, Thaçi duhet të vijë të luftoje këtu, të na e kthej argatin, që ne dje luftuam për Kosovën..” “Ku ishte “gardiani” Hashim Thaçi pas 30 vitesh?! Lugina e Preshevës nuk ka mbajtur Referendum sivjet, në mars 2018?!..” është kjo përgjigja e fundit e një preshevari në kabinetin e qeverisë së Kosovës i cili ju është përgjigjur anketës sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat