Flet Azem Vllasi: Skena politike- aktuale më e trazuara ndonjëherë

Aktuale

Flet Azem Vllasi: Skena politike- aktuale më e trazuara ndonjëherë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 21:04
Azem Vllasi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi konsideron se skena politike- aktuale është më e trazuara ndonjëherë.

Derisa ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, Vllasi ka thënë se parlamenti aktualisht nuk po është në gjendje të marr asnjë vendim në të mirë të vendit.

“Skena politike e Kosovës, skema parlamentare dhe e strukturës së pushtetit në këtë kohë është më e trazuara më e ngatërruara se kurrë njëherë pas luftës edhe në kohën kur i kishim institucionet e përkohshme. Kështu, që parlamenti nuk është në gjendje të marrë asnjë vendim për shtetin”, ka thënë ai.

Duke u bazuar në zhvillimet politike, Vllasi thotë se është koha për zgjedhje të reja, porse vështirë të arrijnë të rrëzojnë Qeverinë.

“Duke u nis nga gjendja që e kemi në parlament edhe në skenën politike, imponohet përshtypja se është koha për zgjedhje të reja. E kemi një Qeveri të pakicës, por problemi është se zgjedhjet e reja nuk ka kush i thërret. Vështirë se mund t’i bëjnë votat për ta rrëzuar Qeverinë, po thonë që u duhen edhe katër vota, mirëpo nganjëherë për 2, 3 vota po e kanë të vështirë siç është rasti i Demarkacionit me Malin e zi, e lëre me shumë”, ka vlerësuar ai gjatë bisedës.

Megjithatë, Vllasi thotë se për të shkuar në zgjedhje të reja, struktura politike do të duhej të ishte me përfaqësues të ri, pa hipoteka dhe pa ngarkesa sa i përket të kaluarës së tyre.

“Është bërë praktikë që në secilat zgjedhje PDK të qëndrojë më së miri, pa marrë parasysh a është e dyta a e treta, dhe kështu e bënë Qeverinë me kë të dojë dhe kështu edhe i merr frerët në dorë. Kështu, që nëse PDK e merr prapë pushtetin gjendja do të ishte e njëjtë”, ka shtuar Vllasi.

Vllasi konsideron se shkuarja në zgjedhje do të reja do të ishte mundësi e re për ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat