Konjufca thotë se PSD’ja po gënjen për rrëzim të qeverisë

Aktuale

Konjufca thotë se PSD’ja po gënjen për rrëzim të qeverisë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 21:05
Glauk Konjufca

Mocioni i Partisë Socialdemokrate për rrëzim të qeverisë, sipas Glauk Konjufcës, është vetëm për spektakël.

Ai në një intervistë tha se nëse është një parti e cila prish imazhin e opozitës, ajo është PSD-ja.

“Me tund një fletë në foltore dhe me thënë këqyre 12 nënshkrime, e me thënë ti nuk po i jep, kjo është banale. Kujt me ja dhënë? PSD-së me ja dhënë nënshkrimet tona a? Kjo është spektakël. Nuk po them që PSD nuk është për me rrëzua Qeverinë”, ka deklaruar Konjufca.

Konjufca tha se PSD-ja po gënjen meqë po thonë se Vetëvendosje e LDK nuk janë të gatshme për të rrëzuar qeverinë.

Ai bëri të ditur se në skenarin për ndërtim të qeverisë, Vetëvendosje është me Lidhjen Demokratike duke lënë PSD-në jashtë.

“Ekzistojnë dy dimensione të opozitarizmit në Kosovë, njëra është me PSD-në tjetra është pa PSD-në. Kjo ku janë të gjithë është për ta rrëzuar Qeverinë, kjo ku është veç Lëvizja Vetëvendosje me LDK-në është për ta ndërtuar Qeverinë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat