Memli Krasniqi thotë se s’ka situatë problematike në PDK

Aktuale

Memli Krasniqi thotë se s’ka situatë problematike në PDK

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 21:12
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi,

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për zhvillimet e fundit në partinë e tij.

Krasniqi ka thënë , se nuk ka “situatë problematike” në PDK, teksa ka komentuar dorëheqjen e ofruar nga Abelard Tahiri nga posti i ministrit të Drejtësisë.

Ai ka thënë se Tahiri “e ka konsideruar dorëheqjen për shkak të vlerësimeve që i ka pasur për dinamikën e reformave, dhe për fazën e ardhshme, që lidhet me zhvillimet e tjera, që mund të jetë procesi për liberalizimin e vizave”.

Krasniqi ka thënë se as kreu i PDK’së, Kadri Veseli, e as kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, s’do ta pranonin dorëheqjen e Tahirit, ashtu siç rezultoi në fund.

Ai ka bërë të ditur se Tahiri ka mbetur ministër, pasi është siguruar që do të ketë mbështetje në punën e tij dhe që dinamika e reformave nuk do të frenohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat