Hoxhaj paralajmëron ndryshime të mëdha në PDK

Aktuale

Hoxhaj paralajmëron ndryshime të mëdha në PDK

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 21:50
Zv.kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj

Zv.kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se ofrimi i dorëheqjes nga ana e ministrit Abelard Tahiri ka të bëjë me sektorin që ai e qeverisë, e jo me probleme në PDK.

“Arsyet janë sektoriale, dhe nuk kanë të bëjnë me PDK”.

Ai ka thënë se Tahiri kishte lajmëruar me telefon edhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, edhe kryeministrin Haradinaj por ishte konsultuar edhe vetë më të personalisht.

“Tahiri nuk ka dorëzuar dorëheqje me shkrim. Haradinaj është treguar fer dhe i ka thënë atij të konsultohet me kryetarin Veseli”.

Hoxhaj ka thënë se ministri Tahiri është njëri ndër ministrat më të mirë dhe ai do të mbetet në detyrë.

“Z. Veseli e ka parandaluar një dorëheqje të tillë. Ai mbetet në funksionin që ka”.

Duke folur për raportimet e mediave se ka përplasje Veseli-Thaçi, Hoxhaj është shprehur se Thaçi i takon historisë së PDK-së, ndërsa Veseli është kryetar dhe ai vendos për PDK-në.

Zv.kryetari i PDK-së ka thënë se PDK do të hapet për struktura të reja por edhe kontribuuesit e deritanishëm do të kenë vendin e tyre të respektuar.

“Në vitin 2018 ne (PDK) nuk mund të operojmë me një softuer të vitit 2007, duhet të bëhet update, të shohim se si do të duket iPhone më i ri i quajtur PDK”, tha ai.

Ai tha se PDK vazhdimisht ka pasur vullnet të bëj ndryshime, dhe ministrat që vijnë nga ky subjekt tregojnë më së miri.

“A do jetë ndryshimi në struktura 30% apo më shumë, atë nuk e di për momentin”, deklaroi Enver Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat