Operohet deputeti i LDK-së, thotë se pas disa betejave të fituara tashmë ka fituar edhe luftën

Aktuale

Operohet deputeti i LDK-së, thotë se pas disa betejave të fituara tashmë ka fituar edhe luftën

Nga: N.H Më: 3 tetor 2018 Në ora: 22:03
Ramiz Kelmendi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelemendi, njofton se ka kryer me sukses transplantimin e veshkës, intervenim ky siç thotë ai i ndërlikuar, kompleks, por që fatmirësisht, i kaluar siç është më së miri.

Ai ketë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku thotë se pas disa betejave të fituara shëndetësore, po duket se tani e ka fituar edhe luftën në këtë drejtim.

Ja postimi i plotë i Kelmendit:

Miq të nderuar,

Kam kënaqësinë tju informojë se këto ditë i jam nënshtruar me sukses transplantit të veshkës, një intervenim ky i ndërlikuar, kompleks, por që fatmirësisht, ka kaluar siç është më së miri.

Falënderoj Zotin, që deshi, që unë ti ktehem sërish vazhdimësisë.

Pas disa betejave të fituara shëndetësore, po duket se tani e kam fituar edhe luftën në këtë drejtim.

Tani jam kthyer në familje me gjendje shëndetësore të mirë, ndërsa që më duhet të ndjekë udhëzimet dhe rekomandimet e mjekëve specialist deri në rikoperimin final shëndetësorë, gjë që nënkupton një kufizim të përkohshëm të disa prej aktiviteteve dhe angazhimeve ditore, për shkak të kontrollit dhe menaxhimit të imunitetit.

Dua me këtë rast të shprehë mirënjohjen e thellë për qindra e mijëra miq nga të gjtiha anët e Botës, për ineteresimin e tyre.

Falënderim për kolegët e punës dhe të politikës, për njerëz të thjeshtë dhe të gjithë ata që bashkëndjenë me mua dhe familjen në këto ditë.

Falënderim të veçantë për familjen time të ngushtë dhe të gjërë.

Së shpejti takohemi në punë, me energji të reja!

Mirënjohës;
Ramiz Kelmendi

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat