Xhavit Haliti në krah të Veselit, zbulon se në cilat parti opozitare ka ndikim Hashim Thaçi

Aktuale

Xhavit Haliti në krah të Veselit, zbulon se në cilat parti opozitare ka ndikim Hashim Thaçi

Nga: D.RR Më: 3 tetor 2018 Në ora: 22:12
Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se paraqitja e dorëheqjes të ministrit Tahiri, ka qenë shumë në rregull politikisht,

Ai ka shtuar se ajo punë ka përfunduar, pasi që Veseli nuk e ka pranuar atë.

“Unë jam dakord me z.Tahiri se politika ka gisht në drejtësinë kosovare. Drejtësia nuk është e pavarur”, ka deklaruar Haliti, përcjell "Bota sot".

Haliti ka thënë se është një luftë në Kosovë mes subjekteve politike për të vendosur njerëzit e tyre në institucione të ndryshme.

“Pa marrëveshje politike, edhe në Kuvend nuk mund të votohen”.

Duke folur për ndikimin e Thaçit në PDK, Haliti ka thënë se ai ka ndikim edhe në LDK, AAK dhe disa struktura të Vetëvendosjes.

“Unë besoj se Thaçi ka ndikim edhe në LDK, AAK dhe disa struktura të Vetëvendosjes”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat