Shpend Ahmeti: Florim mos i liro çmimet e librave, eja nesër në komunë

Aktuale

Shpend Ahmeti: Florim mos i liro çmimet e librave, eja nesër në komunë

Nga: N.A Më: 3 tetor 2018 Në ora: 23:33
Shpend Ahmeti

Pasi Florim Beqiri, një prej librashitësve në Prishtinë sot u ankua në rrjetin social Facebook se e kanë kërcënuar se do t`ia marrin vendin e librave nëse nuk e paguan qiranë, vetë i pari i Prishtinës i ka dalë në ndihmë.

Florimi ka kërkuar që nesër qytetarët të blejnë librat në lirim prej 1 euro, vetëm që ai ta paguajë këtë kompensim.Në një koment poshtë tij në Facebook, Ahmeti e ka ftuar librashitësin  në Komunë, që të bisedojë lidhur me çështjen e qerasë dhe “kërcënimit”, për marrje të shtëpizës së librit.

“Florim, të lutem eja në komunë nesër dhe me informo më shumë për atë se kush të ka kërcënuar se të merret shtëpiza. Mos i liro çmimet e librave më pak se sa që vlejnë” ka qenë përgjigjja e Shpend Ahmetit ndaj problemit të Florimit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat