Manifestimi lamtumirës nga ushtarët e KFOR-it gjerman, merr pjesë kryeministri

Aktuale

Manifestimi lamtumirës nga ushtarët e KFOR-it gjerman, merr pjesë kryeministri

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 07:38
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme merr pjesë në manifestimin lamtumirës nga ushtarët e KFOR-it gjerman.

Ky manifestim lamtumirës do të mbahet në Sheshin Shatërvan në Prizren, duke filluar nga ora 16:30.

Gjithashtu, Haradinaj merr pjesë në pritjen solemne organizuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, për KFOR-in dhe delegacionin e lartë gjerman, ku do të bëhet edhe lansimi i “Parkut Inovativ dhe Trajnues”.

Kjo ngjarje do zhvillohet në Ndërtesën e Komunës së Prizrenit nga ora 18:00.

Ndryshem, kryeministri me mëngjes, pret në takim në ndërtesën e Qeverisë delegacionin e lartë nga Qeveria Gjermane, kryesuar nga Thomas Richard Silberhorn, Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Maria Dr.Flachsbarth, Sekretare Shteti në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat