Vuçiq anulon gatishmërinë ushtarake në Serbi

Aktuale

Vuçiq anulon gatishmërinë ushtarake në Serbi

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 08:25
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka urdhëruar anulimin e gatishmërisë ushtarake për reagim të shpejtë.

“Presidenti i Serbisë dhe komandanti i lartë i ushtrisë serbe në përputhje me ligjin e mbrojtjes, ka urdhëruar Ministrin e Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe gjeneralin e ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq për anulimin e gatishmërisë së forcave për reagim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Ushtria serbe në bashkëpunim me strukturat e tjera të sigurisë, në përputhje me urdhrin e Vuçiqit edhe më tutje mbikëqyr gjendjen e sigurisë dhe në çdo moment është e gatshme ta mbrojë shtetin dhe qytetarët e saj, pa marrë parasysh ku jetojnë, thuhet në vazhdim të njoftimit.

Gatishmëria ushtarake e ushtrisë serbe është ngritur pas vizitës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga forcat speciale të njësisë speciale në liqenin e Ujmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat