Gashi: Largimi i Thaçit nga pushteti nuk është punë e lehtë, atë vetëm “lufta” e largon!

Aktuale

Gashi: Largimi i Thaçit nga pushteti nuk është punë e lehtë, atë vetëm “lufta” e largon!

Nga: N. Sh Më: 4 tetor 2018 Në ora: 08:39
Hashim Thaçi

Analisti politik, Arbër Gashi thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk është i djathtë, sepse po të ishte deri tash e kishim harruar.

Sipas tij, ai është katapultuar nga grushti i ekstremit të majtë antishqiptar dhe antiperëndimor, transmeton gazeta “Bota sot”.

Gashi tutje shton se, largimi i Thaçit nga pushteti nuk është punë e lehtë, ndërsa atë e largon vetëm lufta brenda llojit.

“Po të kishte qenë i djathtë Hashim Thaçi, do e kishim harruar kaherë. Por, meqenëse në pushtet është katapultuar nga grushti i ekstremit të majtë antishqiptar dhe antiperëndimor, i cili vepron në të gjitha subjektet politike në Republikën e Kosovës, largimi i tij nga pushteti nuk është punë e lehtë. Hashimin e largon vetëm lufta brenda llojit, sepse në të djathtë, Kosova është bërë "sarrnishtë"”, shkruan Gashi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat