Haki Rugova flet pas kanosjes me armë në zyrën e tij

Aktuale

Haki Rugova flet pas kanosjes me armë në zyrën e tij

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 11:30
Haki Rugova

Haki Rugova, kryetar i Istogut, në një bisedë telefonike tregoi rastin se si një i panjohur u fut i armatosur në zyret e tij.

“Nuk ka pasur asnjë konflikt mes nesh, personi i caktuar ka hyrë në zyre timen të kryetarit të komunës me armë në dorë. Ai nuk ka kërkuar kurrgjë, ka qenë në gjendje jo stabile dhe ka ardh me armë në dorë. Kur vjen një person me armë në dorë, çka kërkon? Kurrgjë tjetër pos me pas probleme, është mirë që ka përfunduar ajo qysh ka përfunduar, kjo është e gjitha”, tha Rugova.

Ai shtoi se me personin e dyshuar nuk është takuar asnjëherë.

“Nuk e njoh personin e dyshuar, nuk kam pasur asnjëherë kontakt me të. Duhet të trajtohet ky rast pasi që ka ndodh në zyret e kryetarit. Jam i lumtur që nuk ka ndodh kurrgjë ma shumë. Zyret i kam të hapura gjatë gjithë kohës, komuna është e qytetarëve, por njerëzit e armatosur që vijnë dhe sulmojnë personelin është e patolerueshme”, shtoi ai.

Rugova kërkoi nga organet e sigurisë që të merren seriozisht me rastin e kanosjes.

“Organet e policisë duhet me u marrë seriozisht me këtë punë që unë mos të kërkoj mbrojtje”, tha në fund të bisedës Rugova për kallxo.

Mëngjesin e sotëm u raportua se një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje pasi ka kanosur me armë Kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugovën.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma-revole e llojit “Si Sauer”, me një karikator, 9 fishekë kalibrit 9 mm, si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat