Mustafa: Ata që thonë se liberalizimi mund të shtyhet për në 2020 dhe fajësojnë opozitën, e kundërshtuan atë me 2016

Aktuale

Mustafa: Ata që thonë se liberalizimi mund të shtyhet për në 2020 dhe fajësojnë opozitën, e kundërshtuan atë me 2016

Nga: G.B Më: 4 tetor 2018 Në ora: 12:09
Isa Mustafa

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kur në vitin 2016 kërkohej ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi si kush për liberalizim të vizave, këta që janë sot në pushtet e kundërshtonin rrejshëm duke thënë se Kosova humbë tokë, përcjell Bota sot.

Dhe tani, Mustafa thotë se këta individë po thonë që liberalizimi i vizave mund të shtyhet për në vitin 2020, duke ia hedhur fajin opozitës, derisa e dinë se tani në PE mbahen zgjedhjet dhe shumë shtete mund të votojnë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, duke u frikësuar nga popullistët, të djathtë e të majtë, në vendet e tyre.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kur në vitin 2016 kërkonim të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si kusht për liberalizim të vizave por edhe si instrument i sovranitetit shtetëror, këta që sot janë në pushtet e kundërshtonin dhe propagandonin rrejshëm se po humbim mbi 8000 hektar tokë. Me mashtrime dhe me politika populliste, atëherë humbëm shansin ta përmbyllim procesin e liberalizimit. Tani , në prag të zgjedhjeve për Parlamentin evropian, rreziku nga popullizmi i ka kaluar kufijtë e mashtrimeve dhe primitivizmit tonë. Ekziston frika reale se shtete të veçanta do të hezitojnë të përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën, duke u frikësuar nga popullistët, të djathtë e të majtë, në vendet e tyre, deri sa të përfundojë procesi i zgjedhjeve në institucionet e BE, epilogu i të cilave është vështirë të dihet.
Individët, që sot flasin se liberalizimi mund të shtyhet deri në vitin 2020, dhe që mundohen ta hedhin gurin te opozita, e dinë mirë se ku është problemi, por iu nevojitet një përbaltje e brendshme për ta arsyetuar veten. Pavarësisht nga kjo, Kosova duhet të bëjë përpjekje maksimale që qytetarët e saj të lirohen nga regjimi i vizave sa më shpejtë; të garantojmë se ky vend do të qeveriset mirë e pa korrupsion, se do ta zhvillojmë ekonominë e të hapim vende pune. Të mos ndjellim frikë se të rinjtë tanë do ta braktisin Kosovën e do ta marrin botën në sy. IM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat