Ngjela: Presidenti i Kosovës po i hyn detit në këmbë

Aktuale

Ngjela: Presidenti i Kosovës po i hyn detit në këmbë

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 15:06
Spartak Ngjela

Nuk mund të ketë ndërrim territoresh meqë këtë nuk e pranon politika globale. Kosova është politike parlamentare dhe jo presidenciale, andaj presidenti nuk ka kompetencë për negocim territoresh.

Kështu thotë avokati nga Shqipëria Spartak Ngjela në një intervistë , ku shton se historia e territoreve nuk mund të bëhet me referendume.

Ngjela thotë se bashkimi me Luginën është kërkesë shqiptare, ndërsa lëshimi i territorit është kërkesë serbe.

Sipas tij, për territoret dhe çështje të tjera të rëndësishme për vendin, nuk mund të ketë një president memec.

Duke folur për situatën politike në vend dhe idenë e korrigjimit të kufijve e cila u dha nga presidenti Hashim Thaçi, Ngjela thotë se presidenti nuk mund të ketë një kompetencë të tillë.

Ngjela: Presidenti i Kosovës po i hyn detit në këmbë

“Kosova nuk është Republikë presidenciale, ai nuk ka kompetencë. Nuk e di pse i hyn kësaj gjëje. Nuk e di pse presidenti i Kosovës i hyn detit në këmbë. Ajo është kompetencë ekskluzive e Parlamentit të Kosovës, në rast se Parlamenti i Kosovës ka sovranitet, ka pavarësi, por nuk ka sovranitet në funksion ndërkombëtar, kjo kërkohet të merret. Ti merre njëherë sovranitetin pastaj është populli që flet, territoret janë të shqiptarëve nuk janë të individëve...... Parlamenti nuk është i fortë, nuk bënë akt. Këtu ka edhe ndërhyrje të huaja, edhe këshillim të huaj që ne nuk e njohim.....Çfarë duhet të bëjë presidenti, duhet të ndreq gabimin edhe në rast se ka qenë nën influencë, për territoret dhe çështje të rëndësishme, të dorës së parë, që janë jetësore për një shoqëri, nuk mund të ketë president memec, është demokraci e Kosovës, apo jeni tirani, është demokraci kjo, kanë vuajtur një shekull e gjys më shqiptarët”, thotë ai

Ngjela thotë se nuk mund të ketë ndërrim territoresh dhe se këtë nuk do ta pranonte politika globale, meqë dihet që Ballkani ka shumë probleme me kufijtë.

Ai thotë se Kosova i ka kufijtë, që dihet se nuk janë kufij maksimal, por janë ata që njihen me Kushtetutën vitit 1974.

Ngjela: Politika globale nuk pranon ndërrim territoresh

“Nuk mund të ketë ndërrim territoresh, për dy arsye, e para është që nuk e pranon politika globale sepse Ballkani ka shumë probleme me kufij, në kuptimin etnik. Dhe, nuk mund të dalësh dot jashtë konceptit juridik për të krijuar një koncept politik në funksion të shtetit dhe në funksion të zonave gjeografike. Çdo të thotë kufij i Kosovës, amerikanët e kanë dokumentin e vet, janë kufijtë e 1974, me atë kushtetutë është shkëputur Sllovenia, me atë është shkëputë Kroacia, ato janë kufijtë e Sllovenisë dhe Maqedonisë. Këta janë edhe kufijtë e Kosovës, nuk janë kufijtë maksimal, nuk janë në favorin tonë, janë kufij më të mdhenjë, por këta duan të zvogëlojnë edhe këta, a e kuptoni ku jemi se çfarë flitet, marrëzi. Ai është kufiri ynë jo maksimal por i pranuar nga një shtet i cili dihej se si e kishte marrë këtë territor. Atëherë arrijmë konkluzionin që ky do të jetë shteti i Kosovës, me këta kufij mba si të dalë dhe të fitoi sovranitetin e vet në sensin ndërkombëtar, pastaj politika kosovare mund të bëjë hapa të tjerë përpara por njëherë për njëherë nuk bënë", thotë ai.

Ndërsa, për mundësinë e mbajtjes së një referendumi në Kosovë të cilin e kishte përmendur presidenti lidhur me idenë për t’i bashkuar Luginën, Republikës së Kosovës, Ngjela thotë se historia e territoreve nuk mund të bëhet me referendume.

Ngjela: Historia e territoreve nuk bëhet me referendume

“Historia e territoreve nuk bëhet me referendume. Është bërë me gjak... Është mirë të merret pavarësia, të fitohet sovraniteti, pastaj e dinë kosovarët me politikën që i drejton se çfarë do të bëjnë”, tha ai.

Avokati  Ngjela thekson se Kosova është fituese në luftën me Serbinë, dhe si e tillë duhet të paraqitet në dialogun me Serbinë.

Ai thotë se nuk ka kthim prapa, duke kujtuar luftën e Millosheviqit që i rezultoi me humbje të Kosovës, Ngjela thotë se sot një luftë e Serbisë do t’i kushtonte asaj me humbje të Preshevës dhe vende të saj deri në Nish.

Ngjela: Kosova është fituese e luftës me Serbinë, nuk ka kthim prapa

“Si mund të ketë kthim prapa? Kush do të bëjë luftë? Vuçiq? Ai tjetri bëri luftë dhe humbi Kosovën, një luftë që mund të bëjë ai mund të humb Preshevën dhe deri në Nish, ta zëmë, nuk e kam në kuptimin nacionalist dhe të egërsisë, e kam në kuptimin e gabimeve politike, çdo gabim ka kosto në politikë, koston nuk e shpëton por duhet të minimizosh dëmin, të ulësh koston, matu mirë në politikë. Ata e kanë bërë një gabim të madh, Amerikën do ta mundin me luftë ata”, thotë ai.

Ndër të tjera, avokati Ngjela komenton edhe protestën e mbajtur me 29 shtator në Prishtinë, ku thotë se sheshi i mbushur ka shpërfaqur forcë dhe ka trembur ata që janë anti-shqiptarë.

Ngjela flet edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës, ku procedimin e pakos me tre projektligje për transformimin e FSK-së e ka quajtur ngjarje të madhe.

Sipas tij, politika kosovare do të duhej më herët të bënte diçka të tillë. Ngjela thotë se situata e rëndë ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje në këtë proces, andaj është vazhduar me ndryshime ligjore dhe nuk është pritur më shumë për ndryshime kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat