Kryetari i komisionit për rastin e gjashtë shtetasve turq: Policia s'po i dorëzon materialet që kemi kërkuar

Aktuale

Kryetari i komisionit për rastin e gjashtë shtetasve turq: Policia s'po i dorëzon materialet që kemi kërkuar

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 17:35
Xhelal Sveçla

Kryetari i komisionit hetimor për gylenistët, Xhelal Sveçla, i ftuar në emisionin “Frontal Live”, tha se nga dëshmitë që i kanë qartësojnë se ka shkelje ligjore lidhur me deportimin e shtetasëve turq nga Kosova në Turqi. Ai shtoi se Policia e Kosovës ka dështuar t’i dorëzojë të gjitha materialet që ky komision i ka kërkuar.

“Nga dëshmitë e deritanishme mund të vërehet që ka shkelje ligjore të kushtetutës. Nuk dua të paragjykoj se cilat institucione kanë materiale e s’na kanë dhënë, por Policia e Kosovës ka dështu në dorëzimin e të gjitha materialeve. Jemi duke i identifiku të gjitha dhe do t’i drejtohemi me shkresë të tretë institucioneve që nuk i kanë dorëzuar të gjitha materialet”, tha Sveçla.

Më tej shtoi se është vepër penale qoftë mendimi qoftë kundërshimi i punës së këtij komisioni hetimor.

“Ka informata që tregojnë se këtu ka pasur edhe shkelje të qëllimshme. Kemi miratu një plan të veprimit ku pritet të jenë rreth 22 dëshmitarë, kjo është lista e dëshmitarëve”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat