Jevtiq: Gjermanët s’e rikthyen Listën Srpska në Qeveri

Aktuale

Jevtiq: Gjermanët s’e rikthyen Listën Srpska në Qeveri

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 19:48
Vizita e një delegacioni të lartë nga Gjermania bëri “rikthimin” e ministrave të Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës.

Ministrat e Listës Serbe u patën larguar nga Qeveria Haradinaj në fund të muajit mars pas arrestimit të shefit të të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, i cili kishte hyrë pa leje në Kosovë.

Që nga atëherë, ata nuk kanë marrë pjesë në asnjë mbledhje të Qeverisë si dhe në takime si ky i së enjtes.

Mirëpo sot, vizita e një delegacioni të lartë nga Gjermania bëri “rikthimin” e ministrave të Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës.

Ministri në dorëheqje për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, që ishte i pari i pranishëm në këtë takim, mirëpo nëpërmes një deklarate për mediat serbe thuhet se ata ishin të pranishëm vetëm në takim me gjermanët, por jo edhe me Qeverinë e Kosovës.

“Statusi i Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq është ende i pandryshuar dhe se ai është ende ministër në dorëheqje, i cili kryen funksionin e tij vetëm në një mandat teknik dhe nuk marrin pjesë në mbledhjet e qeverisë”, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.

Është pohuar se takimi i Jevtiqit me delegacionin gjerman ishte për shkak të çështjeve që ishin me rëndësi të madhe për popullin serb në Kosovë.

“Duke pasur parasysh faktin se Lista Serbe, në të cilën Jevtiq është një nga nënkryetarët, aktivitetet, veprimet dhe vendimet merren me konsensus dhe marrëveshje në kuadër të listës, deri sa të bëhet një vendim i ndryshëm, deputetët e saj do të jetë në opozitë dhe ministrat do të kryejnë funksionet e tyre në një mandat teknik”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat