Pacolli: Unifikimi i gjermanive u pa si ditë triumfi për të gjitha kombet liridashëse

Aktuale

Pacolli: Unifikimi i gjermanive u pa si ditë triumfi për të gjitha kombet liridashëse

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 20:00
Behgjet Pacolli

Shefi i diplomacisë së Kosovës Behgjet Pacolli ka deklaruar se unifikimi gjerman shënoi fitoren absolute të demokracisë si sistem politik, kundrejt çfarëdo tiranie tjetërsuese të vlerave fondamentale të njeriut.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Gjermania këtyre ditëve sapo shënoi 28 vjetorin e unifikimit, një ditë kjo unike në historinë e kombit gjerman. Para 28 vitesh, unifikimi i Gjermanive, u pa si ditë triumfi për të gjitha kombet liridashëse, kudo në botë. Njëherësh, unifikimi gjerman shënoi fitoren absolute të demokracisë si sistem politik, kundrejt çfardo tiranie tjetërsuese të vlerave fundamentale të njeriut. Bota e lirë ju gëzua dhe i festoi unifikimit gjerman, dhe asokohe qytetarët e Kosovës festuan me inspirim. Kosova u rreshtua në krahun e këtij zhvillimi monumental, qytetarët e Kosovës i besuan plotë shpresë Gjermanisë, vlerave të atij unfikimi, dhe trendit të përhapjes së valeve të lirisë që shpërthyen gjithandej në Evropë. Ne i jemi mirënjohës Gjermanisë, dhe në këtë 28 vjetor, urojmë nga zemra kombin dhe lidershipin gjerman. Gjermania dhe Kosova ndajnë pafund momente dhe vlera të përbashkëta, unifikimi gjerman është moment i rëndësishem edh e për Kosovën, Urime Gjermani!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat