Beqiri: Vendi ynë është në një gjendje jo të mirë në shumë aspekte

Aktuale

Beqiri: Vendi ynë është në një gjendje jo të mirë në shumë aspekte

Nga: D.RR Më: 4 tetor 2018 Në ora: 20:28
Ismet Beqiri në një takim të hapur në degën e kësaj partie në Shtime

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri në një takim të hapur në degën e kësaj partie në Shtime, ka informuar strukturat atje për qëndrimet zyrtare të LDK-së.

Ai ka njoftuar se konkludimi kryesor ishte se, vendi është në një gjendje jo të mirë në shumë aspekte dhe është theksuar nevoja për mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve nacionale, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Në Degën e LDK-së në Shtimje, në një takim dhe debat të hapur, në prezencen e strukturave të kësaj dege, u fol për aktualitetin politik në vendin tonë.
I informuam për të gjitha qëndrimet e organeve tona qendrore për ato që janë të interesit të veçant për vendin dhe LDK-në.
Si edhe në takimet tjera, konkludimi kryesor ishte:
Vendi ynë është në një gjendje jo të mirë në shumë aspekte, mbi të gjitha qeverisja e koalicionit të pakicës, është duke i bërë dëme të mëdha shtetit dhe qytetarëve tonë.
U dha perkrahje qendrimeve të lidershipit partiak dhe u theksua nevoja për mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve nacionale.
Falenderim Kryetarit të Degës z.Selim Shabani dhe strukturave të Degës për angazhimin e tyre.
I.Beqiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat