“Shtetin e kanë vjedh dhe e kanë mjel i madh e i vogël në PDK”

Aktuale

“Shtetin e kanë vjedh dhe e kanë mjel i madh e i vogël në PDK”

Nga: D.RR Më: 4 tetor 2018 Në ora: 20:40
Kadri Veseli

Ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi ka hedhur akuza e kritika në drejtim të PDK-së dhe Kadri Veselit, pasi ky i fundit deklaroi se “shtetin e kanë vjedh të gjithë ata që kanë dalur nga PDK-ja”.

Mirëpo Loshi mendon se është pikërisht PDK-ja që ende vazhdon ta zhvat shtetin, e këto deklarata të Veselit sipas tij, nuk janë asgjë tjetër përpos mashtrim i opinionit.

Postimi i plotë:

SHKONI SI NJERËZ QË TË MOS SHKONI SI ZHELE

Sipas kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, shtetin e kanë vjedh këta që e kanë lëshuar PDK-në e që i bie Fatmir Limaj me NISMEN edhe ia kanë qitë faqen e zezë PDK-së. Qenkan edhe disa tjerë që po dilkan tash nga PDK dhe Partia po mbetka krejt e pastër!
Reformë se jo mahi!!!

Kujt more i hedh hi syve ky njeri? Po shtetin e kanë vjedh dhe e kanë mjel i madh e i vogël në PDK. Kush është zgjuar i pari. Unë nuk di a ka pasur SHIK më 1945.?! Thjesht, po dyshoj se Kadri Veseli ka udhëhequr këtë shërbim qysh nga lufta e dytë botërore dhe qysh atëherë i është ndalur sahati. Tash po i drejtohet popullit me mendësinë e asaj kohe, sikur populli është ende 99 per qind analfabet dhe beson çdo fjalë të komisarit të vet!!! Po për ta bërë këtë tash është dashur t’i ketë afër njëqind vjet, gjë qartas po duket se nuk i ka!

A ka njeri që nuk e sheh turpin e juaj? Ai duket nga rrobat që veshni, nga makinat që ngani, nga shtëpitë ku banoni, nga ju dhe gratë e juaja në dasma e syneti kur bëni ose shkoni, nga fëmijët e juaj çfarë veshin e çka ngasin... Nga kamionët, bunduzherët, gurthyesit, fushat qindra hekatarëshe, soliterët, restorantët, hotelet, pushimoret e deri të shtallat moderne të mbshura me dhenë, lopë e buallica... Turpi i njerëzve të juaj Hashim, Kadri dhe Ramush është për ledinë.

Nuk bëhet reforma duke genjyer popullin se hajnat ju vodhën, ikën dhe tash ju mbetet të pastër, kur dihet se hajnat e mëdhenj janë në kupolë të shtetit dhe të partisë dhe se shteti dhe partia është e kapur nga mafi-politika. Nëse ju vazhdoni të injoroni faktet që ne të gjithë i dimë, mllefi do të rritët dhe ditët që vijnë për ju do të jenë vetëm të zeza. Kuptoni se PDK ose do të çlirohet nga diktatura e gjeneralëve të rrejshëm ose do të shkojë në berllogun e historisë bashkë me “gjeneralët”. PDK ka brenda vetes mjaft njerëz që dinë të bëjnë reforma e t’ia ndërrojnë partisë fytyrën, por për të dalë ata në sipërfaqe, gjeneralët dhe hijet e tyre duhet të largohen përgjithmonë.

Largohuni dhe kënaquni me atë që e keni vjedhur. Kënaquni me atë pasuri me të cilën do të ushqehen pasardhësit tuaj dhe lutuni që të mos u mbetet në fyt. Por hiquni syve të popullit, hiquni nga rruga kah është nisur rinia dhe e ardhmja e vendit! Në daçi rrini, veç po ju garantoj se do të përfundoni si zhele teshash nën këmbët e tyre. Se unë ju njoh mirë çfarë gjeneralësh jeni! Mllefi i popullit po rritet dhe fuqia juaj po bie. Është vetëm çështje dite se kur edhe ju do të bini! Do të bini dhe nuk do të ngriteni kurrë. Do të bini me faqe të zezë. Dhe bashkë me juve do të bijnë edhe fëmijët tuaj që keni filluar t’i ngritni! Dhe do të bjerë edhe një pjesë e lavdit të vërtetë të UÇK-së dhe luftës sonë për liri.

Shkoni si njerëz që të mos shkoni si zhele!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat