Hoxhaj: Kemi vlerësuar se disa ministra duhet të zëvendësohen

Aktuale

Hoxhaj: Kemi vlerësuar se disa ministra duhet të zëvendësohen

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 21:55
Enver Hoxhaj,

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për reformimin që ka nisur ta bëjë PDK brenda strukturave. Ai ka paralajmëruar se me këtë rast do të prekën edhe disa ministra.

Hoxhaj, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se disa ministra duhet të zëvendësohen.

“ Ne i bëjmë matjet e punëve që bëhen nga çdo individ.  Edhe vlerësimi për ministra është bërë edhe PDK ka një qëndrim se disa ministra duhet të zëvendësohen. Për momentin nuk mund ta them cilët janë ata, por ndryshime do të ketë:, ka thënë Hoxhaj

Ai ka treguar se ndryshime do të ketë edhe ne struktura tjera të partisë, si në komuna e vende të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat