Thaçi: Takimet me Vuçiqin më sjellin vetëm kokë dhimbje

Aktuale

Thaçi: Takimet me Vuçiqin më sjellin vetëm kokë dhimbje

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 22:51
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur gatishmërinë që të mos i prij dialogut me Serbinë.

Ai në ai “Debat Plus”, ka thënë se nuk është i interesuar me çdo kusht të udhëtoj në Bruksel.

“Mua s’më merr malli ta takoj Vuçiqin se s’kam për të nostalgji, miqësi a jarani”.

“Takimet me të janë të rënda dhe më sjellin vetëm kokë dhimbje”, tha ai.

Madje Presidenti e përkrah kreun e Nismës, Fatmir Limajn që të jetë në krye të negociatave, për të cilin kërkon që edhe opozita t’i bashkohet atij.

“Mendoj se emri është përcaktuar, është Limaj. Le të bashkohet edhe opozita, si koordinohen ata është çështje tjetër. Duhet të ketë një koordinim mes institucioneve e jo luftë “, tha presidenti duke shtuar se delegacioni do ta kishte përkrahjen e plotë të tij.

I pari i shtetit tha se roli i presidentit është i përcaktuar me kushtetutë.

“Roli i presidentit është i përcaktuar me kushtetutë. Nëse ekipi negociator ka nevojë për mua, ose nëse kërkon BE apo SHBA kontributin e presidentëve unë jam aty”, tha më tej Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat