Ish-anëtari i SHIK-ut akuza të rënda për Thaçin: President ngado që të shkeli këmba u hapën shumë varre për atdhetarët

Aktuale

Ish-anëtari i SHIK-ut akuza të rënda për Thaçin: President ngado që të shkeli këmba u hapën shumë varre për atdhetarët

Nga: N.H Më: 5 tetor 2018 Në ora: 09:00
Naim Miftari dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i UÇK-së dhe ish-anëtari i SHIK-ut Naim Miftari, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bëra akuza në drejtim të presidentit Hashim Thaçi.

Miftari ka akuzuar Thaçin, për vrasjen e Behajdin Allaqit.

Me tej ai thotë se ngado që shkeli këmba e tij, u hapën shumë varre për atdhetarët dhe liridashësit.

“President Hashim Thaçi pse vratë në tradhti profesor Behajdin Allaqin, vizionar i çështjes kombëtare, pse president ngado që shkeli këmba e juaj u hapën shumë varre për atdhetarët dhe liridashësit tanë shqiptar kujt i shërbyet o president pasi shqiptarëve jo se jo”, ka shkruar ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari në Facebook.

Miftari ka publikuar edhe një video, ku shihet Behajdin Allaqi në një organizim politik.

Më poshtë mund ta shikoni edhe videon:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat