Johnson: Trump është i interesuar për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Johnson: Trump është i interesuar për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 09:23
Ron Johnson

Senatori amerikan, Ron Johnson, është shprehur se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është i interesuar që të zgjidhë problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tutje ka thënë se njerëzit në Kosovë dhe Serbi duhet të jenë të sigurt që administrata amerikane është e fokusuar në këtë problem dhe se e dinë rëndësinë e paqes në Ballkan.

“Administrata është e interesuar në këtë. Kam udhëtuar tre herë në Ballkan, sepse asistenti i sekretarit të Shtetit, Wess Mitchell, më ka inkurajuar. Njerëzit atje duhet të jenë të sigurt që administrata është e interesuar të gjejë një zgjidhje”, ka thënë ai.

Johnson ka ripërsëritur se SHBA-ja nuk kanë vija të kuqe kur është puna tek arritja e një marrëveshjeje për të cilën liderët pajtohen.

“Ne duam të bëjmë gjithçka që të inkurajojmë presidentin Vuçiq dhe zyrtarët nga Prishtina që t’i inkurajojmë në arritjen e një zgjidhjeje të problemit afatgjatë, dhe të arrijnë një marrëveshje e cila do të siguronte paqe në Ballkan”, ka thënë ai.

Kujtojmë se kundër idesë së korrigjimit të kufijve në Ballkan tashmë ka dalë Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat