Ligji për Shërbimin e Jashtëm i mangët

Aktuale

Ligji për Shërbimin e Jashtëm i mangët

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 12:04
Foto nga Ligji per Sherbimin e Jashtem

Ligji për Shërbimin e Jashtëm nuk po gjen zbatim në Kosovë.

Kështu është thënë në një publikim të Institutit të Prishtinës për Studime Politike, pas përfundimit të një hulumtimi gjashtëmujor.

Sipas këtij hulumtimi, që u prezantua të premten, raporti ka për qëllim qe të asistojë Ministrinë e Punëve të Jashtme në përmirësimin e praktikave e funksionimit të këtij shërbimi të jashtëm.

Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike deklaroi se kanë ardhur në përfundim se ligji ka mangësi të shumta e si i tillë, i miratuar në vitin 2009, duhet te plotësohet ngase nuk po i shërben qëllimin për çka edhe është bërë.

Berisha vlerësoi se problematike është edhe hapja dhe mbyllja e misioneve, që sipas tij, bëhen vetëm ndërmjet ministrit të MPJ-së dhe presidentit. Ai tha se mungojnë kritere në punësimin e personave që janë si shërbyes të jashtëm, ne veçanti ligji si i tillë nuk i referohet Ligjit të Punës.  Në publikim sugjerohet që pagesa e shërbyesve të jashtëm të bëhet në bazë të punës që personi kryen në vendin ku shërben.

Gjithashtu u tha se edhe shërbimi i jashtëm është i politizuar.

Valdet Sadiku nga MPJ tha se do t’i kenë në konsideratë sugjerimet që dalin nga ky raport.

Ai shtoi se janë në proces të hartimit të ligjit të ri për Shërbim të Jashtëm dhe se rëndësi e veçantë i është kushtuar depolitizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat