Mehmetaj: NATO e Amerika e dëbuan Serbinë, ne e kthyem

Aktuale

Mehmetaj: NATO e Amerika e dëbuan Serbinë, ne e kthyem

Nga: N.A Më: 5 tetor 2018 Në ora: 12:12
Publicisti i njohur, Gani Mehmetaj

Publicisti i njohur, Gani Mehmetaj përmes një shkrimi në facebook ka shkruar rreth ngjarjeve aktuale politike në vend.

Mehmetaj ka kritikuar portalet për shkrimet që po qarkullojnë kohëve të fundit për lajmet së ushtria serbe është mobilizuar dhe ka ndër mend ta sulmoj Dardaninë.

Tutje, Mehmetaj ka shtuar se me një ushtarë të NATO-s Serbisë nuk do t' ia mbanë as t'i afrohet kufirit. 

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Nuk e kuptoj pse disa medie shqiptare çdo ditë na e japin nga një alarm, kinse ushtria serbe është mobilizuar dhe ka ndër mend ta sulmoj Dardaninë. Nuk e di pse i japin peshë aq shumë Serbisë portalet shqiptare, sikur t'i financonte ai shtet. Me frikësime e tensione portalet, gazeta e televizione shqiptare duam ta mbajnë Serbinë brenda Dardanisë e trurit të shqiptarëve, kurse e dinë fare mirë se me vetëm një ushtar amerikan në kufirin Dardani -Serbi, apo dy ushtarë të NATO-s ,Serbisë nuk do t' ia mbanë as t'i afrohet kufirit. 
Me brengos fakti që Serbinë e kemi futur kudo nëpër porta të mëdha në Dardani e në Shqipëri. NATO e Amerika e dëbuan, ne e kthyem triumfalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat