Eksperti i sigurisë reagon lidhur me lajmin e “skandalit”, ku janë përfshirë krerët e shtetit

Aktuale

Eksperti i sigurisë reagon lidhur me lajmin e “skandalit”, ku janë përfshirë krerët e shtetit

Nga: N.H Më: 5 tetor 2018 Në ora: 12:14
Fadil Kajtazi

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me lajmin i cili po qarkullon në mediat serbe, kinse gruaja e presidentit të Kosovës është përfshirë në një skandal më kryeparlamentarin e Kosovës.

Kajtazi thotë se armiku më i madh i shqiptarëve B. Spasiq tani po hapë propagandë për të ashtuquajturin "skandal seksual të Kadri Veselit".

Ai thotë se pavarësisht bindjeve politike, shqiptarët nuk duhet ta besojnë ketë lajm dhe sipas tij kjo është propagandë e shëmtuar serbe.

“Armiku më i madh i shqiptareve B. Spasiq i cili ka organizuar vrasjen e Enver Hadrit dhe e ka njollosur atë si bashkëpunëtorë të UDB, tani po hapë propagande për te ashtuquajturin "skandal seksual të K.Veselit". pavarësisht bindjeve politike, shqiptaret nuk duhet ta besojnë. Kjo është propagande e shëmtuar serbe", ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat