Thaçi, Veseli e Haradinaj në Skënderaj për t’i nderuar të rënët, përplasen për kufijtë

Aktuale

Thaçi, Veseli e Haradinaj në Skënderaj për t’i nderuar të rënët, përplasen për kufijtë

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 13:16
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Krerët e shtetit u mblodhën sot në Marinë të Skenderajt për inaugurimin e një kompleksi memorial. Më radhë mbajtën fjalime dhe thurën lavde për dëshmorët e kombit, por, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi e Kadri Veseli i shfaqen edhe një herë kontradiktat rreth mënyrës se si duhet të arrihet marrëveshja me Serbinë. Thaçi përmendi edhe një herë korrigjimin e kufijve, ndërsa Haradinaj ia ktheu direkt duke thënë se kufijtë duhet të ruhen edhe prej atyre që janë këtu.

“Oj Drenicë a jeni more” ka thënë Haradinaj teksa ka marrë fjalën i treti me radhë në një tubim në Marinë të Skënderajt ku u përurura memoriali për heronjtë dhe dëshmorët e ku liderët, Thaçi, Haradinaj e Veseli rrëshqitën edhe në përplasje për cështjen e kufijve.

I pari që e ka shfrytëzuar podiumin për deklarata politike ka qenë hashim Thaçi i cili përmendi sërish korrigjimin e kufijve dhe bashkimin e Luginës së Preshëvës.

Ndaj kësaj nuk ka ndejtur i qetë Ramush Haradinaj i cili “pa ujë në sy” iu drejtua Hashim Thaçi edhe pse  nuk ia përmendi emrin duke thënë se ndaj heronjëve dhe dëshmorëve “e kemi për detyrë me i mbrojtë dhe me e forcu shtetin”

“Me i rujt kufjtë tanë, dhe të mos e lejojmë ti prek askush qofte ai ketu me ne,  qoftë dikund tjetër”, tha Haradinaj.

Kryeministri theksoi se tani familjarët e dëshmorëve ndihen të lehtësuar se më në fund trupat e tyre po rahatohen në vendin e vet.

“Ata që kanë ra për liri ju kem borxh me forcu lirinë me forcu shtetin, me u forcu si popull në ekonomi, politikë të jashtme me e rujt atë që u mbrojt me gjak lavdi e përjetshme të rënëve për liri”, tha Haradinaj.

E Veseli po ashtu, nuk ia ka bërë rrafsh Thaçit. Ai duke iu drejtuar Lushtakut dhe disa gjeneralëve të tjerë të UCK’së tha se “ishalla nuk iu bjen të luftojnë por prap janë të gatshëm me i dalë përballë Serbisë dhe mos me hi ma në Kosovë”

“ Kjo është liria jonë, kjo ëhstë e ardhmja e jonë , ky ëhstë shteti jonë , ne duhet ta mbrojmë ma shumë, nuk duhet të lejojmë ne që të cenohet, kjo liri ky shtete ky sovranitet ky integritet...” ka thënë Veseli.

E gjithë përplasja ndodhi në një ceremoni shtetërore ku është inauguruar kompleksi i dëshmorëve në Marinë të Skenderajt. Në këtë kompleks janë rivarrosur 158 dëshmorë të zonës së Drenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat