Juncker: Integrimin e Ballkanit po e vonojnë kufijtë, mund të ketë luftë të re

Aktuale

Juncker: Integrimin e Ballkanit po e vonojnë kufijtë, mund të ketë luftë të re

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 14:32
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të tregoj seriozitet sa i përket çështjes së Ballkanit Perëndimor, duke shprehur shqetësimet e tij se në këtë rajon të Ballkanit mund të ri ndizet përsëri një konflikt i njëjtë me atë të viteve 90-ta, .

“Nëse në këtë peizazh shumë kompleks të Evropës nëse krijojmë përshtypjen se nuk jemi serioz në lidhje me perspektiven evropiane dhe pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE, më vonë ose ndoshta edhe më herët, do të përjetojmë atë që ndodhi në Ballkan në vitet 1990”, ka deklaruar Juncker në fjalimin e tij të mbajtur në një organizim të quajtur “Për një Evropë Politike Botërore”, raporton gazeta gjermane ‘Die Presse’,

Megjithatë sipas tij rruga për integrim të Ballkanit Perëndimor në  BE është ende e gjatë.

“Sido që të jetë futja e vendeve të Ballkanit Perëndimor si (Bosnja, Shqipëria, Serbia , Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova) në Bashkimin Evropian do të zgjasë shumë” ka shtuar ai.

Sipas tij progresi që po bëjnë këtë vende për anëtarësim nuk është i mjaftueshëm.

“Në disa vende ka progres, megjithatë ai progres nuk është i mjaftueshëm”, ka deklaruar tutje Juncker.

Juncker thotë se deri në vitin 2025 nuk do të mund të anëtarësohet Ballkani Perëndimor si tërësi në Bashkimin Evropian, si pasojë e konflikteve që kanë këto shtete të rajonit me kufijtë.

Çështja e kufijve është ri aktualizuar së fundi, pas prezantimit të idesë së Hashim Thaçit për lëvizje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjë që u kundërshtua fuqishëm.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se prekja e kufijve do të nënkuptonte luftë, ndërkohë edhe shumë ish-diplomatë të cilët e njohin brishtësinë e Ballkanit Perëndimor kanë thënë se çdo prekje e kufijve do kishte pasoja fatale për rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat