Ministri Shala merr vendim të rëndësishëm për prodhuesit vendor, bën Kosovën me tregues gjeografik

Aktuale

Ministri Shala merr vendim të rëndësishëm për prodhuesit vendor, bën Kosovën me tregues gjeografik

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 16:42
Endrit Shala.

Kosova tashmë ka Treguesin Gjeografik, që është nënshkruar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. Udhëzimin Administrativ, për Përcaktimin e Simboleve për Treguesit Gjeografikë, Emërtimit të Origjinës dhe Specialitetet Tradicionale të Garantuara rregullon formën përmbajtjen dhe përdorimin e simboleve apo shenjave të treguesit gjeografik.

Çdo produkt me prejardhje nga Kosova që tregtohet në bazë të emërtimit të origjinës, treguesit gjeografik duhet të etiketohet me shenjën apo simbolin përkatës “Tregues Gjeografik i Mbrojtur” dhe “Emërtimi i Origjinës i Mbrojtur”, apo simbole që shoqërojnë ato.

Ministri Shala ka thënë se ky Udhëzim Administrativ do t’iu ndihmojë shumë prodhuesve vendorë dhe do t’i fuqizojë produktet e Kosovës.

“Me këtë udhëzim administrativ mundësohet regjistrimi dhe mbrojta e produkteve me tregues gjeografikë, emërtimet e origjinës dhe specialiteteve tradicionale të garantuara.

Kjo do të ndikojë në fuqizimin produkteve vendore që i ka Kosova, sepse produktet e regjistruara dhe të mbrojtura nga MTI-ja do të identifikohen me shenjën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Shala. Udhëzimi Administrativ shpjegon edhe mënyrën e përdorimit të shenjave të treguesit gjeografik.

“Agjencioni për Pronësi Industriale në mënyrë elektronike u ofron simbolin apo shenjën e treguesit gjeografik, emërtimit të origjinës dhe specialitetit tradicional të garantuar, prodhuesit, përpunuesit apo përdoruesit për shënjimin dhe reklamimin e produktit”, thuhet në Udhëzimin Administrativ që është nënshkruar nga ministri Shala.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat