Sekretari i LDK-së: LDK-ja gardian i mbrojtjes së shtetit të Kosovës

Aktuale

Sekretari i LDK-së: LDK-ja gardian i mbrojtjes së shtetit të Kosovës

Nga: N.Sh Më: 5 tetor 2018 Në ora: 20:02
Pamje nga LDK-ja

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka theksuar se janë në mobilizimi të përgjithshëm për pengimin e të këqijave që po i ndodhin vendit.

Beqiri thotë se, “zhvatja e buxhetit të vendit, zyrtar të shumtë nën hetime dhe me aktakuza, mungesa e perspektivës për qytetarët tanë, mungesa e zhvillimit ekonomik, mungesa e legjitimitetit politik, qytetarë dhe Institucional të koalicionit të pakicës, bllokimi i punës së Kuvendit, janë disa nga dëmet enorme që po i bëhen shtetit të Kosovës”.

Sipas tij, LDK-ja është garant dhe gardian i mbrojtjës së shtetit të Kosovës.

Ai tutje shprehet se, zgjedhjet e reja janë fillimi i rrugës së zgjidhjes së këtyre problemeve.

Lexojeni postimin e Beqirit në Facebook:

Mobilizimi ynë i përgjithshëm për pengimin e të këqijave që po i ndodhin vendit tonë si: zhvatja e buxhetit të vendit, zyrtar të shumtë nën hetime dhe me aktakuza, mungesa e perspektivës për qytetarët tanë, mungesa e zhvillimit ekonomik, mungesa e legjitimitetit politik, qytetarë dhe Institucional të koalicionit të pakicës, bllokimi i punës së Kuvendit, janë disa nga dëmet enorme që po i bëhen shtetit të Kosovës. Informimi i drejtëpërdrejtë i strukturave tona për të gjitha këto e çështje tjera dhe alternativat tona për këto probleme, ishin temë e takimit dhe debatit tonë me Strukturat e Degës së LDK-së në Gjakovë, kryesuar nga Kryetari z.Luan Gola. LDK garant dhe gardian i mbrojtjes së Shtetit te Kosovës. Zgjedhjet e reja sa më parë, janë fillim i rrugë zgjidhjes për këto probleme. Aktivitet dhe punë e madhe na pret në Degët tona, përfshirë Degën në qytetin e Gjakovës, qytetin e traditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat