Bahtiri tregon çka i tha Thaçit për shkëmbimin e territoreve

Aktuale

Bahtiri tregon çka i tha Thaçit për shkëmbimin e territoreve

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 23:30
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka vazhduar me kritika ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Thotë se i ka thënë personalisht Thaçit se do t’i dështojë projekti për ndryshim kufijsh.

“Çdo njeri që e fut në pazar çështjen kombëtare me çështjen private gabon. Këtë ia kam thënë presidentit në katër sy që nëse hyn në këtë proces do të gabojë rëndë. ”, tha Bahtiri.

“Sharra do të të bjerë në gozhdë në Mitrovicë. Dhe unë ju garantoj se Mitrovica do të jetë epiqendër e tërmetit të planit të tij”, tha Bahtiri t’i ketë thënë Thaçit.

‘Serbët çdo herë kanë kërkuar që të ndërmjetësojnë me Shqipërinë për Kosovën dhe tash kjo do me hy në një platformë të tillë të cilën unë e kundërshtoj ashpër’, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat