Stoltenberg për korrigjimin e kufijve: Nuk do bëhet asgjë që destabilizon rajonin

Aktuale

Stoltenberg për korrigjimin e kufijve: Nuk do bëhet asgjë që destabilizon rajonin

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 23:37
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot në Lubjanë, kur u pyet në lidhje me shkëmbimin e territorit dhe ndryshimet e kufijve në Ballkanin Perëndimor, tha se “asgjë nuk do të ndodhë që do ta destabilizonte rajonin”, raporton agjencia sllovene e lajmeve STA.

“Unë sinqerisht besoj se procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është vendimtar për paqen e sigurinë rajonale dhe se të gjithë aleatët (NATO) pajtohen se është e rëndësishme që ata të vazhdojnë këtë rrugë”, ka thënë Stoltenberg.

Sipas tij, liderët politikë në rajon luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe kjo përfshin më shumë përpjekje drejt pajtimit.

“E ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor qëndron në familjen euroatlantike”, shtoi Stoltenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat