Shpërthen Milaim Zeka: A do të ketë bir nane që del e ja thotë të vërtetën Kadri Veselit

Aktuale

Shpërthen Milaim Zeka: A do të ketë bir nane që del e ja thotë të vërtetën Kadri Veselit

Nga: N.H Më: 6 tetor 2018 Në ora: 08:15
Milaim Zeka dhe Kadri Veseli

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, i cili po qëndron në arrest shtëpiak, përmes një postimi në Facebook ka komentuar vizitën e paralajmëruar të kryeparlamentarit, Kadri Veseli, në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Zeka lidhur me ketë vizitë, ka bërë pyetje se, “a do të ketë bir nane që del e ja thotë të vërtetën për ketë vend krimi në Kosovë dhe se a do ketë ndonjë mantelbardhë që do dal ta pres, që t’i thotë se në atë vend vritën pacientët”, ka shkruar ai.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, në fund thekson se në vend ka kohë që ka vdekur etika, morali, njerëzilleku si dhe guximi.

Ja postimi i Zekës pa ndërhyrje:

Sa shume ka vdekur gjitheçka ne kete vend

Dikur, ne vitin 1989, minatoret e Trepçes, te ngujuar ne zgafellat e tyre, 1200 metra nen dhe, kishin guximin te deklaronin: “Pa dhane doreheqeje Sllobodan Millosheviqi, Hysamedin Azemi, Rrahman Morina, dhe pa na i njofte te drejtate e barabarta me popujte e tjere te ish Jugosllavise, ne nuk dalim nga zgafellat”!

Sot, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, do ta vizitoje Qendren Klinike Univerzitare. A do te kete naj bir nane qe del e ja thote te verteten per kete vend krimi ne Kosove?! A do kete ndonje mantelbardhe qe do dal ta pres, qe t i thote se ne ate vend vriten pacientet, infektohen, traumatizohen, vdesin, per shkak se ai gjitheçka eshte, vetem spital jo?! 

Ndoshta edhe vizita e sotit kalon me zgerdhireje, me rrena, me nje grushte gazetaresh te derguar nga bosat e tyre, qe gjithe naten kane pi vere me bosin e tyre, pra me Kadri Veselin, ne vend qe te futen neper koridoret e reparteve, neper dhoma me te semure, neper raftat bosh nga barna e xhilperat!

Ne kete vend ka kohe qe ka vdekur etika, morali, njerezilleku, guximi...

Ne kete vend ka vdekur bash gjitheçka!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat