GSJP: MSA, sfidë për Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së

Aktuale

GSJP: MSA, sfidë për Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 10:16
Grupi për Studime Juridike dhe Politike

(E plotësuar) -  Institucionet e Kosovës nuk i kanë përmbushur as 50 përqind të objektivave të parapara në planin MSA-së, sipas një raporti të cilin e kanë prezantuar sot para mediave Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP).

GSJP ka zhvilluar një monitorim të 32 institucioneve të Kosovës, me temën “Zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në: Cili është progresi i institucioneve gjatë pjesës së parë të vitit 2018?”.

Albana Rexha, Hulumtuese e Lartë në këtë organizatë ka thënë se rezultatet e nxjerra nga ky monitorim nuk janë të kënaqshme, sepse sipas saj, institucionet nuk i kanë përmbushur as 50 përqind masat e parapara në planin e MSA-së.

Rexha ka thënë se një nga faktorët që kanë ndikuar në mos përmbushjen e këtij plani, është mungesa e konsensusit si tek rasti i dialogut me Serbinë, tek demarkacioni, por edhe jo stabiliteti politik.

Rexha: Rezultatet tona të monitorimit janë shqetësuese

“Rezultatet tona të monitorimit tregojnë afro shfaqin një fotografi mjaft shqetësuese, pasi që janë rezultate jo të kënaqshme. Më konkretisht, trendi tregon se ka qenë në vazhdimësi në ulje që nga viti 2016 dhe asnjëherë nuk ka kaluar 50 përqindëshin e plotësimit të këtyre masave dhe maksimumi që është arritur sa i përket përmbushjes së obligimeve të dala nga MSA-ja, nga ana e institucioneve është 39 përqind. Video 03:04 – 03:30 Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, nga 241 veprime janë plotësuar vetëm 34 përqind të tyre, ndërkaq gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2017, nga 677 veprime janë plotësuar vetëm 39 përqind, kurse në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 nga 111 objektiva të parapara, janë plotësuar vetëm 29 përqind”, ka thënë Rexha.

Kurse Njomza Mjeku, zyrtare për projekte në GLPS ka thënë se qeveria nuk ka pasur ndonjë plan të duhur në planifikimin e përmbushjes së këtyre objektivave. Ajo tha se problem kryesor vazhdon të mbetet tek sistemi legjislativ dhe duke iu referuar raportit, Mjeku tha se procedurat në Kuvend po ndikojnë në ngecjen e këtij procesi. Mjeku po ashtu tha se në krahasim me vitin e kaluar, sivjet institucionet kanë treguar performancë më të dobët në përmbushjen e objektivave ndaj MSA-së.

Mjeku: Institucionet kanë problem në miratimin e ligjeve

“Problemet vazhdojnë të vërehen në sistemin legjislativ, konkretisht në miratimin e ligjeve, ku nga 21 ligjet e parapara të miratohen nga MSA-ja për këtë gjashtëmujor, asnjëri prej tyre nuk është miratuar. Konkretisht ka ligje që kanë filluar dhe procesi i tyre është në zhvillim e sipër, mirëpo për arsye të ndryshme kanë ngecur në proces, e kemi rastin e ligjit për KGJK-në dhe KPK-në, i cili që nga viti 2017, konkretisht tremujori i dytë i këtij viti është pjesë e MSA-së, por ende gjendet në Kuvend për miratim”, ka thënë Mjeku.

Mjeku ka potencuar se MSA-ja vazhdon të mbetet një nga sfidat e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE.

Të dhënat nga ky raport përfshijnë monitorimin e institucioneve prej vitit 2016 e deri në gjashtëmujorin e vitit 2018. /

GLSP: Institucionet nuk i kanë përmbushur sa duhet obligimet ndaj planit të MSA-së

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka prezantuar sot të gjeturat nga monitorimi me temë “Zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në: Cili është progresi i institucioneve gjatë pjesës së parë të vitit 2018?”.

Albana Rexha, Hulumtuese e lartë në GLSP ka thënë se rezultatet e tyre tregojnë se institucionet nuk i kanë përmbushur sa duhet obligimet e dala nga plani i MSA-së. Sipas saj, mungesa e konsensusit, tema e dialogut, jo stabiliteti politik e faktorë të tjerë, e kanë ngadalësuar procesin e përmbushjes së planit të MSA-së.

Kurse Njomza Mjeku, Zyrtare për projekte në këtë organizatë, ka thënë se sipas këtij raporti, problemi tek institucionet qëndron tek miratimi i ligjeve. Mjeku tha se prej 21 ligjeve të MSA-së për këtë gjashtëmujor, asnjë prej tyre nuk është miratuar.

Kurse, për vitin e kaluar, Mjeku ka thënë se shkak i performancës së dobët ka qenë sistemi zgjedhor. Sipas saj, MSA-ja vazhdon të mbetet një nga sfidat më të mëdha të Kosovës drejt BE-së. Rezultatet nga ky vlerësim janë pjesë e procesit të monitorimit të punës së institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e obligimeve të dala nga MSA-ja, të monitoruara nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. Rezultatet nga ky monitorim janë mbledhur prej vitit 2016 e deri më gjashtëmujorin e parë të vitit 2018. 

GSJP flet për planin kombëtar për MSA-në

Grupi për Studime Juridike dhe Politike po mban konferencë për media, ku po prezanton të gjeturat nga monitorimi mbi temën “Zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në: Cili është progresi i institucioneve gjatë pjesës së parë të vitit 2018?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat