Vdes një punëtor i ndërtimtarisë në Prishtinë

Aktuale

Vdes një punëtor i ndërtimtarisë në Prishtinë

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 10:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e 45 vjeçarit që ka rënë sot nga ndërtesa në të cilën po punonte në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

“Sot rreth orës 10, e kemi pranuar një informacion se në lagjen Arbëria më saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë një person ka rënë nga një ndërtesë. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bëhet fjalë për viktimën me inicialet M. B 1973”, ka thënë zëdhënësja Flora Ahmeti për KosovaPress.

Këtë vit janë shënuar një numër i vdekjeve të punëtoreve në vendin e punës, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë dhe deri më tani askush nuk ka dhënë llogari për këtë nga Inspektorati i Punës.

***

Një punëtor ka humur jetën në mëngjesin e ditës së sotme në Prishtinë. Burime të medias bëjnë të ditur se viktima është i moshës rreth të 40-tave.

Ngjarja ka ndodhur në kohën kur tashmë i ndjeri ishte duke punuar në fasadimin e një ndërtese me një kompani ndërtimore.

***

Mëngjesin e sotëm një punëtor i ndërtimtarisë ka rënë nga një ndërtesë e lartë në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Si pasojë e plagëve të marra i ndjeri ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për viktimën mashkull, M.B i lindur më 1973.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

“Në ora 10:00 në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë një punëtor i ndërtimtraisë ka rënë nga skelet për pasojë ka humbur jetën”, tha Krasniqi.

Shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat