McAllister: Edhe Gjermania mund të jetë kundër liberalizimit të vizave

Aktuale

McAllister: Edhe Gjermania mund të jetë kundër liberalizimit të vizave

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 11:45
David MCAllister dhe Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kishte takuar presidentin Aleksandar Vuçiq, kryeministren Ana Brnabiç dhe ministren e integrimeve evropiane në Serbi, përpara se të vinte në Kosovë. E ndalesa e parë e tij ishte Mitrovica, ku ai u kthye pas tre vjetësh dhe thitë të jetë habitur me zhvillimin e qytetit.

Anëtari i Komitetit për Punët e jashtme të Parlamentit Evropian dhe njëherit krah i kryeministres Angela Merkel për çështje të politikave të jashtme në partinë e saj CDU, David MCAllister, qëndroi në Kosovë e Serbi për të parë nga afër zhvillimet politike dhe për të diskutuar me krerët sidomos për dialogun mes tyre.

Mbrëmë ai takoi edhe presidentin Hashim Thaçi ndërsa sot në takim u prit nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Me këtë tha se ka biseduar për çështjet me rëndësi për Kosovën përfshirë liberalizimin e vizave.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast, në konferencën para gazetarëve, tha se ka njoftuar McAllister për detyrat e shtëpisë që Kosova tashmë i ka kryer.

Haradinaj: E njoftova MCAllister për detyra te shtëpisë që kemi kryer

”Ka qenë nder për mu që të kem një takim dhe të bisedoj me David McAllister që është anëtarë I Komitetit për Punë të jashtme në Parlamentin Evropian dhe po ashtu përfaqësues i Gjermanisë në këtë Parlamentin nga CSDU-ja. Ka qenë e rëndësishme të flasim për detyrat e shtëpisë së Kosovës, hapat që do të vijnë para nesh dhe perspektives evropiane të Kosovës. Kështu që shumë faleminderit për kohën tuaj, ka qenë ndër për mua që ti paraqes detyrat e shtëpisë që Kosova i ka kryer. Danke [Faleminderit nga Gjermanishtja]”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa McAllister, tregoi se me kryeministrin bisedoi edhe për qëndrimet e tij rreth dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e  raporteve.

McAllister: Isha në Serbi përpara se të vija, me kryeministrin flemë edhe për dialog

 “Jam në rajon për disa ditë. Isha së pari në Serbi, në ditën e parë, dhe pata takime me presidentin Vuçqic, kryeministren Brnabiq dhe ministren Joksimoviq dhe kam udhëtuar në Kosovë të premten pasdite. Dje kemi ndaluar në Mitrovicë dhe kisha rastin që të kuptojë se sa është zhvilluar qyteti që prej kur isha herën e fundit, tre vjet më parë. E kisha një takim me presidentin Thaçi mbrëmë dhe sot unë jam i  lumtur që po e takoj kryeministrin dhe të bëjmë një shkëmbim interesant mbi qëndrimet për një numër të çështjeve dhe më lejoni të them se si anëtarë i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian  një shumicë e gjerë e përkrah zgjerimin e Bashkimit Evropian. Që të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane. Mendoj që Strategjia për Ballkanin Perëndimor që Komisionari për zgjerim e prezantojë një it më parë, një punë e jashtëzakonshme në implemen timin e së cilës jemi duke punuar dhe Kosova është duke u ballafaquar me një sërë sfidash dhe ishte interesante që të bisedojmë për këto edhe me kryeministrin dhe të dëgjojë si ai ky i sheh politikat e brendshme të shtetit dhe po ashtu si dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë”, ka thënë McAllister.

I pyetur nga gazetarët rreth saj nëse ka shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që janë septike për të votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian, McAllister konfirmoi se ka diskutime në Francë por 3edhe në shtetin e tij në Gjermani.

McAllister: Ka diskutime te shtetet e BE-së për vizat, përfshirë edhe në Gjermani

“E kam përcjellë çështjen e liberalizmit të vizave për Kosovën shumë nga afër dje jam i vetëdijshëm për shtetin tuaj, qeverinë tuaj. Shumë njerëz të përfshirë kanë punuar më të vërtetë shumë në dy vitet e fundit që të plotësohen kriteret për liberalizimin e  vizave dhe Komisionit konfirmoi në korrik që dy kriteret kyç janë plotësuar dhe tani çështja është tek këshilli evropian që të marrë vendimin për këtë. Në Parlamentin Evropian unë ju takoj atyre që kanë votuar në favor të liberalizimit të vizave sepse e ndajë mendimin se kriteret kanë qenë shumë të vë3shtira për ti arritur por institucionet e Kosovës kanë punuar shumë për të plotësuar që të gjitha kriteret e nevojshme dhe tani koha është që të fitojnë. Po ka disa diskutime te shtetet anëtare përfshirë në Francë dhe Gjermani dhe jam shumë i vetëdijshëm që pritjet në Kosovë dhe Prishtinë janë të larta, por ajo çka thashë të kryeministri sot është që ne inkurajojmë qeverinë e Kosovës dhe institucionet që të punojnë lartë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe migrimit dhe të vazhdoni të bënin punojnë tuaj dhe të tregoni vlerat tuaja te ato shtetet anëtare që kanë dilema dhe pastaj do të jemi në gjendje të dorëzojmë një liberalizimin të vizave. E di sa e rëndësishme është kjo për popullin tuaj dhe prandaj e kam dhënë mendimin tim përmes votës time”, ka thënë McAllister.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është tani në dorën e  shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që pritet të votojnë pro apo kundër liberalizimit. Ende nuk dihet se kur do të mbahet mbledhja e KE-së me këtë pikë të rendit të ditës. Pas vizitës te kryeministri, McAllister do të takohet edhe me Enver Hoxhajn e PDK-së, zëvendëskryeministrin e Kosovës  dhe zëvendësministër i punëve të jashtme.

Haradinaj nga takimi me McAllister: Presim vendim pozitiv të Këshillit Evropian për vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim anëtarin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropiabn, David McAllister, me të cilin ka biseduar për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Në takimin e sotëm me David McAllister, anëtarin e Komitetit për Punë të Jashtme të PE-së biseduam për aktualitetin politik dhe perspektiven euro-atlantike të Kosovës”.

“Kosova ka shënuar progres të madh në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në reformën shtetërore dhe ky përparim është vlerësuar pozitivisht nga Parlamenti Europian, prandaj me optimizëm presim vendimin e merituar pozitiv të Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë", ka thënë ai.

"Në takimin e sotëm me David McAllister, anëtarin e Komitetit për Punë të Jashtme të PE-së biseduam për aktualitetin politik dhe perspektiven euro-atlantike të Kosovës".

"Liderin e Partive Popullore Europiane dhe mikun gjerman e njoftova për dinamikat e reja në konsolidimin e brendshëm të vendit dhe kërkova përkrahjen e tij në strukturat e PE-së, për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat