Haradinaj takon përfaqësuesit e Zejtarëve nga Prizreni

Aktuale

Haradinaj takon përfaqësuesit e Zejtarëve nga Prizreni

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 13:18
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë takimit me përfaqësuesit e Zejtarëve nga Prizreni

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e zejtarëve të Prizrenit, të kryesuar nga Masar Kukësi.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Haradinaj dhe përfaqësuesit e zejtarëve biseduan për zhvillimin e kësaj veprimtarie, për sfidat me të cilat përballen zejtarët e kësaj ane si dhe për mundësinë e mbështetjes nga ana e Qeverisë.

Kryeministri Haradinaj tha se qyteti i Prizrenit njihet si vendi që ka shumë zejtarë, andaj premtoi se ata do të kenë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në lehtësirat tatimore për zejtarët dhe prodhuesit vendorë.

“Zhvillimet e reja në ekonomi, shpesh kanë bërë që ekonomitë e vogla, ato familjare me u përballë me vështirësi në treg. Ne do të mundohemi që bashkë me të gjitha institucionet të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate” tha Kryeministri Haradinaj duke premtuar angazhim konkret për t’i ndihmuar zejtarët e vendit.

Në takim, po ashtu e theksua  edhe nevoja e mundësisë së organizimit të panaireve profesionale që kanë të bëjnë me zejtarinë dhe politikave adekuate të edukimit, duke e përshtatur arsimimin me nevojat e tregut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat