Haradinaj: Para 50 vjetëve Kosova vendosi ta valojë flamurin shqiptarë si simbol identitet

Aktuale

Haradinaj: Para 50 vjetëve Kosova vendosi ta valojë flamurin shqiptarë si simbol identitet

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 13:47
Kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot vendimin e para pesëdhjetë vjetëve të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës nën sundimin e Jugosllavisë, për të valuar flamurin shqiptarë anembanë vendit.

Kjo ishte vendosur për të shpalosur identitetin shqiptar në mbarë territorin e Kosovës.

“Gjysmë shekulli më përpara, në ditën e sotme, Kuvendi i Kosovës vendosi zyrtarisht që flamuri shqiptar të valojë i lirë në tërë vendin, duke e vendosur në vend një të drejtë themelore, të manifestimit të simbolit identitar Kësaj ngjarjeje madhore për historinë tonë, i paraprinë protestat masive të shtatorit 1968, që shënuan ri zgjimin historik të ndjenjave nacionale. Flamuri kuq e zi u priu atyre në luftën çlirimtare deri në liri. Dita e Flamurit është kremtuar edhe në kohërat më të vështira, kur shqiptarët ndiqeshin dhe burgoseshin vetëm pse ishin shqiptarë dhe shpalosnin simbolet e tyre. Sot, në Kosovën e pavarur dhe sovrane, krahas rendit simbolik shtetëror, flamuri kuq e zi është rrëfimi i tërë rrugëtimit tonë deri në liri dhe përmban kujtimet e shumë brezave që u ngritën dhe ranë në mbrojtje të lirisë kombëtare, mbuluar me këtë flamur. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë brezat që e njomën flamurin kuq e zi me gjakun e tyre!”, ka shkruar Haradinaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat