Pika 6 e Draft-Rezolutës së dialogut: Parlamenti mund të marrë vendim për territorin

Aktuale

Pika 6 e Draft-Rezolutës së dialogut: Parlamenti mund të marrë vendim për territorin

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 17:07
Draft-Rezoluta

Partitë në pushtet kanë hartuar një rezolutë përmes së cilës kanë shkruar se Parlamenti i Kosovës mund të marrë vendim edhe për territorin. Ani pse në përmbajtjen e Rezolutës kanë shkruar se do të angazhohen për të ruajtur tërësinë territoriale të Republikës, në pikën 6 të dokumentit, kanë shkruar se Parlamenti i Kosovës mund të vendos edhe për territorin, në kuadër të një marrëveshje finale me Serbinë.

Në këtë mënyrë, Rezoluta hap edhe zyrtarisht mundësinë që dikush të arrijë marrëveshje dhe për territorin dhe të njëjtën ta procedojë në Parlament, ku duhen pastaj 2/3 e deputetëve për t’u miratuar.

“....Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e 2/3 e të të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje: Territorin, paqen, aleancat, çështjet politike  e ushtarake”, thuhet në pikën 6.

Ndryshe, Kryetari i PDK’së kishte ftuar sot në takim Kryeministrin Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi, para të cilëve ka shtruar nevojën për arritjen e konsensusit mes partive politike parlamentare lidhur me Dialogun.

Partitë opozitare kishin dështuar të miratonin një rezolutë për të ndaluar Presidentit të fliste për kufijtë. Por, dështuan pasi nuk patën përkrahjen e pozitës.

Aktualisht, Qeveria e Kosovës ka themeluar një Ekip për Dialog që i prinë Fatmir Limaj. Pjesë e këtij grupi janë edhe Dardan Gashi, Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli dhe zyrtarë tjerë të pushtetit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat