Thaçi e Veseli pijnë kafe së bashku

Aktuale

Thaçi e Veseli pijnë kafe së bashku

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 18:34
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit njëherit edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli janë parë duke pirë së bashku kafe.

Përkundër raportimeve në media se përçarje mes tyre një gjë të tillë të dy po e mohojnë dhe kjo po shihet edhe nga takimet e shpeshta që po kanë Veseli e Thaçi.

Kujtojmë, se Veseli, ka mbledhur sot në kabinetin e tij liderët e koalicionit qeverisës, për të diskutuar mundësinë e harmonizimit të një Rezolute për Dialogun , në të cilën do të përfshihej pozita dhe opozita.

Liderët e koalicionit qeveritar, pas takimit me Veselit kanë hartuar një Draft-Rezolutë për Dialogun, e cila pritet t’i propozohet për harmonizim edhe opozitës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat